Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Are you sure you want to clear your wishlist?
Continue
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim
Si mund të ndihmojmë?

Përzgjidhni produktin Përzgjidhni problemin .
Si mund të ndihmojmë?

Filloni përsëri

Faqet

Ku mund të gjej numrin serik të blenderit tim Beko? 

Çdo blender Beko ka një numër serik unik. Mund të gjendet në etiketën e fabrikës.

 

Vendndodhja e etiketës ndryshon varësisht nga modeli i pajisjes tuaj. Etiketat fabrike të blenderit të tavolinës janë të vendosur në fund të pajisjes. Etiketat e blenderëve të dorës janë të vendosura në anën e prapme të dorezës.   

Sa gjatë mund ta përdor blenderin tim të dorës?

Blenderi juaj i dorës mund të tejngrohet nëse e përdorni për një kohë të gjatë.

 

Për të parandaluar tejngrohjen, shmangni përdorimin e blenderit tuaj për më shumë se 10 sekonda përnjëherësh dhe lëreni të pushojë për disa sekonda para çdo ndezje të radhës. Nëse tejngrohet, lëreni të ftohet para se ta përdorni përsëri. 

A mund të përdor blenderin e dorës për të gatuar brumë?

Mund të përdorni blenderin tuaj për të gatuar brumë nëse ka shtojca të përzierëseve të brumit. Por mbani në mend, blenderi juaj i dorës mund të tejngrohet nëse e përdorni shumë gjatë. 

 

Për të parandaluar tejngrohjen, shmangni përdorimin e blenderit tuaj për më gjatë se 10 sekonda përnjëherësh dhe lëreni të pushojë për disa sekonda në mes të çdo përdorimi. Nëse tejngrohet, lëreni të pushojë për disa sekonda para çdo përdorimi të sërishëm.Nëse tejngrohet, lëreni të ftohet para se ta përdorni përsëri.  

A mund ta përdor blenderin e dorës për gjërat që janë duke vluar? 

Mundeni por duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

 

Çfarëdo ene që përdorni, përkujdesuni që të mos jetë e mbushur përplot. Lëngjet e nxehta derdhen më lehtë se sa të ftohtat dhe janë më të rrezikshme nëse derdhen. 

Cilat ushqime janë të përshtatshme për blenderin tim të dorës? Çfarë përbërës mund të përdor me blenderin e dorës?

Blenderët e dorës punojnë më së miri me përbërës të lëngshëm si supa, vezët ose pureja. 

 

Blenderët e dorës janë të përsosur për të zbutur supat, pudingjet, puretë ose salcat direkt në enë. Bëni shumë kujdes nëse e përdorni blenderin në lëngje të nxehta pasi që derdhen shumë më lehtë se sa të ftohtat dhe janë më të rrezikshme nëse derdhen.

 

Varësisht nga fuqia e motorit të blenderit tuaj, mund të punojë me përbërës më të fortë por kjo mund t’i topitë thikat  me kalimin e kohës. Për përbërës shumë të fortë si kafja, kubet e akullit, arra e muskatit, drithërat ose kockat, përdorni blenderin e tavolinës ose grirësin e ushqimit. 

A mund ta përdor blenderin e dorës për të bluar përbërës të fortë?

Blenderët e dorës punojnë më së miri me përbërës të lëngshëm si supë, vezë ose pure. Varësisht nga fuqia e motorit të blenderit, mund të punojë me përbërës të forte por me kalimin e kohës mund të topiten thikat.

 

Për përbërës shumë të fortë si kafja, kubet e akullit, arra e muskatit, drithërat ose kockat, përdorni blenderin e tavolinës ose grirësin e ushqimit. 

Çfarë duhet të bëj para se të përdor blenderin për herë të parë?

Para se të përdorni blenderin për herë të parë, pastroni të gjitha pjesët të cilat vijnë në kontakt me ushqimin. Mbajeni blenderin të hequr nga rryma derisa i kontrolloni thikat dhe mos i prekni me duar të zhveshura.

 

Pastroni pjesët e pajisjes me ujë të ngrohtë duke përdorur sasi të vogël të pastruesit të butë. Thani të ghitha pjesët mirë para përdorimit. 

 

Pajisja juaj duhet të punojë në sipërfaqe të rrafshëta. Përkujdesuni që blenderin ta vendosni në sipërfaqe të rrafshët para përdorimit. 

A mund ta përdor blenderin e tavolinës për të gatuar brumë?

Nëse blenderi juaj është i pajisur me përzierëse brumi, mund ta përdorni për të gatuar brumë.

 

Blenderët e tavolinës vijnë me fuqi të ndryshme të motorit. Nëse blenderi juaj është duke punuar në skajin më të dobët të shkallës, ai mund të tejngrohet nëse e përdorni për një kohë më të gjatë. Për të parandaluar tejngrohjen, përdoreni pajisjen me ndërprerje. Nëse tejngrohet, lëreni të ftohet para se ta përdorni përsëri.   

A mund ta përdor blenderin e tavolinës për gjëra që janë duke vluar?

Për shkak të sigurisë tuaj nuk ju rekomandojmë që të përdorni blenderin e tavolinës për ushqime të nxehta. Nëse dëshironi të përgatitni ushqim të nxehtë si supa, përbërësit që futen në blender duhet të jenë të ftohta ose të vakëta.

 

Për të përgatitur dhe për të gatuar supë të nxehtë që nga fillimi, më mirë përdorni aparat për përgatitjen e supës.

Cilat ushqim janë të përshtatshme për blenderin e tavolinës? 

Blenderët e tavolinës janë të dizajnuar për bluarjen e përbërësve të llojllojshëm me teksturë të ndryshme. Mund të përdoren për fruta, mish, peshk, bimë, arra, djath, bukë, vezë dhe qepë.

 

Blenderët e tavolinës janë të përsosur për të krijuar një miksturë të butë, si supa, salca kremoze, smuthi, milkshejk dhe pudingjet. Varësisht nga fuqia e motorit të blenderit tuaj, mund të thyeni edhe akullin.