Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Are you sure you want to clear your wishlist?
Continue
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim
Si mund të ndihmojmë?

Përzgjidhni produktin Përzgjidhni problemin .
Si mund të ndihmojmë?

Filloni përsëri

Faqet

Enët dhe takëmet e kuzhinës thyhen ose copëtohen në enëlarëse. Si mund ta parandaloj këtë? 

Mund t’i keni vënë enët në mënyrë të gabuar ose e keni stërmbushur enëlarësen tuaj. Radhitni enët mirë ashtu që të mos prekin njëra tjetrën ose pjesët lëvizëse të enëlarëses.

 

Nëse nuk i vendosni enët siç duhet në enëlarëse, uji i spërkatur gjatë ciklit të larjes mund të shkaktojë goditjen e enëve, gërvishtjet apo edhe thyerjen e njëri-tjetrit.

 

Nëse problemi vazhdon, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Enëlarësja bën një zhurmë të ashpër ose buçitëse. A është kjo normale?

Këto zhurma zakonisht ndodhin në tubacionet e ujit. Forca e ujit në hyrje mund të shkaktojë zhurmën e tubave ndërsa mbyllet valvula e ujit në enëlarëse. Ky efekt njihet si "çekiç uji" dhe është çështje hidraulike shtëpiake. Gjithashtu, kontrolloni nëse tubat në pjesën e pasme të pajisjes po përplasen me të.

 

Nëse zhurma është shumë e zëshme ose nëse mendoni se dëmtimi është shkaktuar në mure ose në gypat e ujit, kërkoni ndihmën e hidraulikut të kualifikuar. 

Enëlarësja ime po bën një zhurmë klikuese. A është kjo normale? 

Është normale të dëgjohet një zhurmë klikuese gjatë ciklit të larjes së enëlarëses. Zhurma klikuese vjen ose nga paneli i kontrollit elektrik ose nga tajmeri. Kjo nuk është prishje.

 

Nëse zhurma ëshë ritmike, arsyeja mund të jetë ndonjë gjësend brenda tubit të enëlarëses. Nëse dyshoni se kjo mund të jetë arsyeja, ndaloni punën e pajisjes dhe kulloni ujin që të hiqni objektin.

 

Nëse pajisja juaj nuk ëshë duke punuar normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Enëlarësja bën një zhurmë grumbulluese. A është kjo normale? 

Është normale të dëgjosh një zhurmë grumbulluese gjatë ciklit të larjes së enëve. Bombola e detergjentit e bën këtë zhurmë derisa hapet kapaku. Kjo nuk është ndonjë prishje dhe do të paraqitet në gjysmën e ciklit të larjes.

 

Nëse pajisja nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar.

Enëlarësja bën një zhurmë gumëzhitëse. A është kjo normale? 

Është normale të dëgjosh një zhurmë gumëzhitëse derisa është duke punuar pajisja juaj. Enëlarëset i kanë disa pjesë si pompa e kullimit që gumëzhin zëshëm. Kjo nuk është prishje.

 

Nëse pajisja juaj nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Enëlarësja bën një zhurmë trokitëse. A është kjo normale? 

Nëse zhurma është e vazhdueshme, kjo mund të jetë për shkak të spërkatjes së krahëve që godasin enët. Ndaloni pajisjen dhe radhitni enët përsëri ashtu që krahët e spërkatjes të mund të sillen lirshëm. Kontrolloni që asgjë të mos pengojë krahët e spërkatjes para se të filloni punën e pajisjes.

 

Nëse kjo zhurmë paraqitet gjatë  çdo cikli, ekzekutoni enëlarësen e zbrazët. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni servisin e autoriuar. 

Enëlarësja ime bën një zhurmë gjëmuese. A është kjo normale? 

Disa enë mund të lëvizin brenda pajisjes. Kjo nuk paraqet ndonjë problem, por nëse mendoni se ndonjë enë mund të dëmtohet, ndaloni punën e enëlarëses dhe radhitni enët përsëri.

 

Nëse zhurma paraqitet gjatë çdo cikli, ekzekutoni enëlarësen të zbrazët. Nëse problemi vazhdon, zhurma mund të vijë nga motori. Në këtë rast, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Enëlarësja bën një zhurmë kërcitëse. A është kjo normale? 

Enëlarësja zbrazë ujin dhe rimbushet përsëri disa herë gjatë ciklit. Derisa uji derdhet, pompa bën një zhurmë kërcitëse. Kjo është normale dhe paraqitet disa herë gjatë ciklit.

 

Zhurma gjithashtu mund të vijë nga bombola e kapakut të detergjentit nëse ka një mekanizëm menteshe. Kur e hapni derën, mund të dëgjoni një krismë pasi që lirohet kapaku.

 

Nëse pajisja juaj nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar.

Enëlarësja bën një zhurmë britëse ose gjëmuese. A është kjo normale? 

Është normale të dëgjohet një zhurmë britëse ose gjëmuese e pompës nëse enëlarësja juaj është e re. Enëlarëset e reja e bëjnë këtë zhurmë sepse nuk ka ujë në to. Kjo nuk është ndonjë prishje dhe gjithashtu mund të paraqitet nëse nuk e keni përdorur enëlarësen tuaj për një kohë të gjatë.

Nëse pajisja juaj nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Enëlarësja bën një zhurmë frushkulluese. A është kjo normale? 

Ështrë normale të dëgjohet një zhurmë frushkulluese gjatë ciklit të larjes. Është zhurma e krahëve spërkatëse që lëshojnë ujin brenda në vaskë. Kjo nuk është prishje dhe do të paraqitet disa herë gjatë ciklit të larjes.

 

Nëse pajisja juaj nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Artikujt