Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Are you sure you want to clear your wishlist?
Continue
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim
Si mund të ndihmojmë?

Përzgjidhni produktin Përzgjidhni problemin .
Si mund të ndihmojmë?

Filloni përsëri

Faqet

Sa është e gjatë zorra për lidhjen e ujit në frigoriferët Beko?
Zorra e cila lidh frigoriferin Beko me tubat e ujit përbëhet nga dy pjesë në mes të cilëve gjendet një filtër. Zorra e parë është e gjatë 1 m, kurse tjetra 4 m, që gjithsej përbën 5 m gjatësi.
Frigoriferi sapo është instaluar. Sa kohë i duhet frigoriferit të qëndrojë para se ta ndezim?

Frigoriferi juaj duhet të qëndrojë një kohë para fillimit të përdorimit. Duhet të qëndrojë i fikur, në pozitë vertikale, më së paku 4 orë, në mënyrë që vaji në kompresorin e tij të qetësohet.

 

Pajisjen mund ta ndizni pas 4 orëve. Kontrolloni nëse butoni i termostatit është vendosur në pozicionin ON (ndezur) por mos e futni ushqimin menjëherë. Pritni që frigoriferi të ftohet deri në temperaturën që është e sigurt për futjen e ushimit, gjë që mund të zgjatë deri në 12 orë.

 

Temperatura ideale e frigoriferit është 4 °C ose 5 °C për frigorifer dhe -18 °C për njësinë e ngrirjes. Kontrolloni temperaturën e pajisjes me anë të termometrit të saktë.

 

Vendosni termometrin në një gotë me ujë dhe futeni në frigorifer. Për të kontrolluar temperaturën e frizit, vendosni termometrin në një gotë me alkool ose vaj për zierje dhe futeni në njësinë për ngrirje (sepse uji do të ngrihet). Mund të filloni të futni ushqimin nëse pajisja arrin temperaturën e dëshiruar. 

Sa hapësir duhet të lë rreth frigoriferit për ventilim?
Frigoriferit tuaj i nevojiten më së paku 5 cm hapësirë të lirë anash, mbrapa dhe mbi pajisje për të pasur ventilim të përshtatshëm.
Si të rrafshoj frigoriferin?

Frigoriferi juaj duhet të qëndrojë në këmbëzat e veta në pozitë të rrafshët dhe të jetë i ekuilibruar, për të funksionuar në mënyrë të drejtë. Provoni të lëkundni pajisjen nga njëra anë në tjetrën ose para mbrapa. Nëse lëkundet shumë, ndoshta sipërfaqja ose këmbëzat e pajisjes nuk janë të rrafshëta.

 

Kontrolloni ekuilibrin e pajisjes me nivelizues. Nëse është i fikur, rregulloni këmbëzat duke futur dorën nën frigorifer dhe kapni dy këmbëzat e përparme. Rrotulloni këmbëzat në drejtim të akrepave të orës ose në drejtim të kundërt të akrepave të orës, derisa të vijnë në kontakt të rrafshët me dyshemenë. 

Sa kohë i duhet pajisjes pas ndezjes që të prodhojë akull?

Duhet të kalojnë 8 deri në 12 orë para se frigoriferi juaj të prodhojë kube të përdorshme akulli.

 

Format fillestare të kubeve të akullit mund të jenë të parregullta, me ngjyrë të ndryshueshme ose me papastërti, posaçërisht nëse frigoriferi është i lidhur me ujësjellësin. Rekomandohet që dy ose tri seritë e para të akullit ti hidhni derisa të fillojë të prodhojë kube të përsosura të akullit. 

Sa duhet të pritni para se të përdorni dispanzerin e ujit pas instalimit të frigoriferit? 

Pritni 24 orë që frigoriferi të ftohet, para se të ftohë ujin siç duhet. Gjithashtu, duhet të hiqni tërë ajrin që ka mbetur brenda në tubin e ujit në dispanzer kur e ndizni për herë të parë ose çdo herë kur ndërroni filtrin e ujit.

 

Vendosni një enë të madhe nën dispanzerin e ujit dhe filloni të shtypni dhe të lëshoni levën në intervale prej 5 sekondash. Përsëriteni këtë derisa ujit të fillojë të rrjedhë. Kur uji fillon të rrjedhë, vazhdoni të shtypni dhe të lironi pllakëzën në dispanzer derisa të rrjedhin 15 litra ujë. Kështu do të hiqni ajrin nga filtri dhe nga sistemi për rrjedhjen e ujit, duke siguruar ujë të pastër dhe të freskët për pije. 

Artikujt