Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

4 min. Lexojeni

Si të rregulloni një enëlarëse që nuk pastron enët? 

Si të rregulloni një enëlarëse që nuk pastron enët?
Si të rregulloni një enëlarëse që nuk pastron enët?

 

 

Ekzistojnë disa arsye pse performanca e enëlarëses tuaj nuk është siç duhet. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojë të zgjidhni problemin.  

 

 

 

Shikoni nëse vrimat e krahëve spërkatës janë të ndotur apo të zënë  

 

Krahët spërkatës të enëlaërses kanë vrima për të liruar ujin. Nëse këto vrima janë të bllokuara, mund të mos lirohet sasi e mjaftueshme e ujit në vaskë. Në këtë rast, detergjenti brenda bombolës nuk do të shkrihet tërësisht dhe enët nuk do të shpëlahen siç duhet.  

 

Kontrolloni krahët e spërkatësit për të parë nëse janë të bllokuar. Hiqni dhe pastroni ato rregullisht ose kur janë të bllokuara. 

 

Për pastrimin e krahëve spërkatës të epërm, rrotulloni boshtin në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe hiqni boshtin dhe krahët spërkatës. Hiqni krahun e poshtëm spërkatës duke e tërhequr nga lartë. Lani krahët spërkatës nën vrushkull uji. Përdorni një furçë për të pastruar vrimat.  

 

Shtrëngoni boshtin mirë gjatë riinstalimit të krahut të epërm. Vendosni krahun e poshtëm spërkatës dhe shtyjeni te poshtë deri sa të dëgjoni një klik. 

 

 

 

Mbusheni pajisjen me enë në mënyrën e duhur  

 

Ndoshta po radhitni pjatat tuaja gabimisht ose po e mbingarkoni enëlarësen tuaj. Radhitni pjatat siç duhet dhe kujdesuni që të mos e prekin njëra tjetrën ose pjesët e lëvizshme të enëlarëses. 

 

Nëse nuk e ngarkoni enëlarësen siç duhet, gotat e lehta nga plastika ose qelqi mund të lëvizin dhe të kthehen, duke u mbushur me ujë të larjes. Enët mund të pengojnë hapjen e kapakut të shpërndarësit të detergjentit ose kthimin e krahëve të spërkatësit. 

 

Rrotulloni krahët e spërkatjes pas përfundimit të radhitjes së enëve për tu siguruar se mund të lëvizin lirshëm. Për më shumë informacione se si të radhitni enët, shikoni udhëzimin tonë. 

 

 

 

Zgjidhni programin e duhur   

 

Programi i larjes që e keni zgjedhur mund të mos jetë i përshtatshëm për llojin e enëve që dëshironi t’i lani. Për enë shumë të ndotura, përzgjidhni programin me temperaturë më të lartë dhe cikël më të gjatë.   

 

 

Shikoni nëse filtri është i ndotur ose i bllokuar 

 

Enëlarësja juaj ka një filtër për zbrazje që kërkon të pastrohet. Hiqni filtrin e zbrazjes së enëlarëses dhe kontrolloni mos janë ngjitur mbeturina ushqimi.  

 

Tërhiqeni raftin e poshtëm nga enëlarësja për të kapur filtrin e kullimit. Hiqni filtrin nga fundi i pajisjes dhe lajeni nën vrushkull uji. Përsëriteni procesin rregullisht për zbrazjen e duhur të ujit dhe për të parandaluar erërat e këqia.   

 

 

 

Përfitoni nga opsioni i filtrit EverClean™ 

 

Shumica e enëlarëseve Beko posedojnë filtrin EverClean™. Ky opsion përdor një sistem të veçantë spërkatjeje që pastron filtrin e zbrazjes nga brenda. Falë filtrit EverClean™, enëlarësja juaj Beko do të ketë nevojë për katër herë më pak pastrim të filtrit.

 

 

 

Pastroni mirë ushqimin e mbetur në enë 

 

Ushqimet e mbetura dhe të thara mund të mos pastrohen mirë nga enët. Këto mbetje të ushqimit mund të bllokojnë filtrin dhe zorrën e zbrazjes. Hiqni mbetjet e ushqimit me dorë para se të radhitni enët në enëlarëse.  

 

 

 

Kontrolloni bombolën e detergjentit për lagështirë  

 

Nëse bombola e detergjentit është e lagur kur të shtoni detergjentin, detergjenti nuk do të lirohet tërësisht në vaskë. Si rezultat enët nuk do të lahen siç duhet. Thajeni mirë raftin e detergjentit para se ta mbushni. 

 

 

 

Kontrolloni detergjentin për lagështirë  

 

Detergjenti i lagur do të ngjitet për bombolë dhe nuk do të lirohet në vaskë. Si rezultat i kësaj, enët nuk do të lahen siç duhet. Mbajeni detergjentin e enëlarëses në një kuti të mbyllur, largë nga lagështira dhe temperaturat e larta. 

 

 

 

Mos përdorni detergjente dhe produkte të tjera të papërshtatshme 

 

Sigurohuni që të përdorni detergjentë, mjete shpëlarëse dhe kripë që janë posaçërisht për enëlarëse. Mos përdorni sapun të lëngshëm për larjen e enëve, sapun dore, zbardhues, uthull ose ndonjë kimikat tjetër në asnjë rrethanë pasi këto produkte zvogëlojnë performancën e enëlarëses tuaj, shkaktojnë ndryshkjen e pjesëve metalike dhe madje mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjes tuaj.  

 

 

Mos përdorni shumë pak ose tepër detergjent  

 

Nëse jeni duke përdorur detergjent pluhur, përshtatni sasinë e detergjentit me kërkesat e programit dhe nivelin e ndotjes së enëve tuaja. Gjithmonë kini parasysh shenjat e nivelizimit dhe mos i tejkaloni ato.   

 

 

Mbylleni kapakun e bombolës së detergjentit siç duhet 

 

Nëse kapaku i bombolës ka mbetur hapur para se pajisja të fillojë ciklin, detergjenti do të lirohet shumë herët dhe enët nuk do të pastrohen siç duhet. Mbylleni kapakun e bombolës së detergjentit mirë pasi të keni hedhur detergjentin.  

 

 

 

Kini parasysh problemet teknike  

 

Nëse problemi vazhdon, mund të keni probleme me elementin ngrohës të enëlarëses ose me termostatin. Nëse dyshoni se ky mund të jetë problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.   

 

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions