Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si të rregulloni enëlarësen që nuk e shkrin detergjentin tërësisht?

Si të rregulloni enëlarësen që nuk e shkrin detergjentin tërësisht?
Si të rregulloni enëlarësen që nuk e shkrin detergjentin tërësisht?

 

 

Bombola për detergjent me vrimë nxjerrëse lëshon detergjent në vaskën e enëlarëses gjatë ciklit të larjes. Nëse shihni se detergjenti mbetet pasi pajisja juaj ka mbaruar ciklin, enët tuaja mund të mos jenë pastruar siç duhet. Ju lutemi shikoni nëse ndonjë nga këshillat më poshtë mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin. 

 

 

 

Kontrolloni bombolën e detergjentit për lagështirë  

 

Bombola e detergjentit mund të ketë qenë e lagët kur e keni hedhur detergjentin. Thajeni mirë para se ta mbushni. 

 

 

 

Kontrolloni detergjentin mos është i lagur  

 

Detergjenti mund të ketë qenë i lagur. Mbajeni detergjentin e enëlarëses në një kuti të mbyllur, largë nga lagështia dhe temperaturat e larta.  

 

 

 

Mos e hidhni detergjentin shumë herët  

 

Nëse e hidhni detergjentin ose tabletën shumë më parë se cikli i larjes, mund të grumbullohet ose të ngjitet në bombolë. Hidheni detergjentin në bombolën e detergjentit menjëherë para se të filloni ciklin e larjes.  

 

 

 

Sigurohuni që kapaku i bombolës të mund hapet lirshëm  

 

Kapaku i bombolës hapet dhe liron detergjentin gjatë ciklit të larjes. Nëse enët e pengojnë kapakun që të hapet tërësisht, ca detergjent mund të ngecë në bombolë. Radhitni enët ashtu që të mos pengojnë kapakun për tu hapur.

Nëse jeni duke përdorur detergjent në tableta që janë shumë të mëdha për bombolën, kapaku mund të ngecë gjithashtu.

 

 

Përdorni vetëm tableta detergjenti që i përshtaten bombolës së detergjentit të enëlarëses tuaj.  

 

 

 

Shikoni nëse vrimat e krahëve spërkatës janë të ndotur apo të bllokuar  

 

Krahët spërkatës të enëlarëses tuaj kanë vrima për të liruar ujin në vaskë. Nëse këto vrima janë të bllokuara,  nuk do të lirohet mjaftueshëm ujë në vaskë. Në këtë rast, detergjenti brenda bombolës nuk do të shkrihet tërësisht dhe enët nuk do të shpëlahen siç duhet.  

 

Kontrolloni vrimat e krahëve spërkatës mos janë të bllokuar. Hiqni dhe pastroni rregullisht ose kur janë të bllokuar. 

 

Për të pastruar krahun spërkatës, kthejeni boshtin në anën e kundërt të akrepave të orës dhe hiqni boshtin dhe krahët spërkatës. Hiqni krahun e poshtëm spërkatës duke e tërhequr nga lartë. Lani krahët spërkatës nën vrushkull të ujit. Përdorni një brushë për të zhbllokuar vrimat.  

 

Shtrëngojeni mirë boshtin gjatë riinstalimit të krahut të epërm. Vendoseni krahun e poshtëm spërkatës në vend dhe shtyjeni te poshtë derisa të dëgjoni një klik.  

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions