Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si të mbajmë ushqimin të freskët sa më gjatë në frigorifer? 

Si të mbajmë ushqimin të freskët sa më gjatë në frigorifer?
Si të mbajmë ushqimin të freskët sa më gjatë në frigorifer?

 

 

Nuk kanë kohëzgjatje të njëjtë të gjitha frutat dhe perimet. Disa produkte, si hudhërat, patatet dhe qepët nuk duhet të ruhen në frigorifer. Përdorni rekomandimet në vazhdim nëse dëshironi që produktet tuaja të qëndrojnë më gjatë në frigorifer.

 

 

 

Kontrolloni cilësimin e temperaturës  

 

Frigoriferi mund të jetë cilësuar në temperature më të ulët. Temperatura e rekomanduar është rreth 4 °C deri në 5 °C. 

 

 

 

Ruajeni ushqimin në mënyrë adekuate  

 

Lëngjet ose ushqimet që përmbajnë lëngje mund të krijojnë lagështirë brenda frigoriferit. Gjithashtu, ushqimet si sallatat e gjelbëra dhe frutat lëshojnë lagështi brenda pajisjes gjatë ftohjes. Lagështira është arsyeja numër një për prishjen e ushqimit. Për të shmangur këtë gjë, mbështillni këto gjëra me letër dhe gjithmonë ruajeni ushqimin në kuti ose mbështjellës të mbyllur, pa lagështi dhe të sigurt për ruajtje në frigorifer.  

 

 

 

Rregulloni ventilatorët e lagështisë në krisperin tuaj  

 

Krisperat e frigoriferit janë të dizajnuar të mbajnë ushqimin tuaj të freskët duke ruajtur lagështinë. Shumica e krisperëve kanë ventilë të rregullueshëm për të ruajtur më mirë lloje të ndryshme të produkteve.

 

Perimet me lëkurë të hollë ose me gjethe duhet të mbahen në ambiente më të lagështa, gjë që arrihet duke mbyllur ventilet. Shumica e frutave zgjatin më shumë në ambient më të thatë, prandaj ato duhet të mbahen në sirtare me më pak lagështi me ventilatorë të hapur.

 

Rregulloni ventilatorët për të arritur nivelet ideale të qarkullimit të lagështisë për ushqimin e futur.  

 

 

 

Mos futni ushqime të lagura  

 

Bakteriet rriten më lehtë dhe më shpejt në mjedise të lagura. Lani frutat dhe perimet para konsumimit, Nëse i keni larë më parë, fshijini para se ti futni në frigorifer.   

 

 

 

Mbani llojet e ndryshme të ushqimit të ndara

 

Vendosja e produkteve shumë të pjekura afër njëra tjetrës shkakton prishjen e tyre. Mbani produktet e ndryshme në vende të ndara. Ndarja e frutave dhe perimeve gjithashtu është një gjë e mirë.  

 

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions