Çdo gjë që duhet të dini rreth

Frizi

Pyetjet dhe përgjigjet

Nëse dera e frizit ka mbetur hapur, alarmi i derës së hapur do të fillojë për disa minuta. Do të dëgjoni një tingull paralajmërues që do të ju njoftojë se dera nuk është mbyllur tërësisht. Alarmi do të ndalojë posa ta mbyllni derën. 
Uji ngrin nga jashtë, dhe përzierjet brenda ujit shtyhen drejt mesit përpara se të ngrijnë. Këto përzierje (minerale si kalciumi dhe gëlqerja) janë të padëmshme për sa kohë që përdorni ujë të pijshëm. Uji në shishe dhe uji i demineralizuar ka më pak përzierje sesa uji i çezmës, kështu që do të prodhojë kube akulli më të kthjellëta.
Kjo nuk është e pazakonshme. Molekulat e ujit në sipërfaqen e akullit i bashkohen ngadalë molekulave të ujit në ajrin që i rrethon. Ky proces quhet sublimim. Ndodh shpejtë në mjedise me nivel të ulët të lagështisë, siç janë frizët.  

Temperatura e jashtme mund të parandalojë që ngrirësi juaj të funksionojë siç duhet, veçanërisht nëse vendoset në një garazh ose diku jashtë që nuk nxehet. Termostati i ngrirjes do të fiket kur temperatura e ambientit bie nën temperaturën brenda pajisjes. Në këtë rast, njësia juaj e ngrirësit mund të ndalojë së punuari dhe të fillojë të shkrijë.

 

Nëse mendoni se ky mund të jetë problemi, vendoseni pajisjen në një vend tjetër. 

Për të verifikuar temperaturën e saktë më të ulët të ambientit ku do të punojë frizi Beko, kontrolloni manualin tuaj të përdorimit. Nëse keni probleme që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.

general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+38338714444 elektro-servis kosova E Hёnё - E Premte 08:30 – 16:30 E Shtunё 09:00 – 15:00 E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions