Çdo gjë që duhet të dini rreth

Rrobalarëse

Pyetjet dhe përgjigjet

Nëse dëshironi që rrobalarësja të përfundojë ciklin e larjes më vonë, mund të shtyeni fillimin ose të cilësoni kohën e përfundimit të programit të përzgjedhur (varësisht nga modeli i pajisjes). Kjo është posaçërisht e dobishme nëse çmimi i rrymës ose ujit është më i ulët në një kohë të caktuar të ditës.

 

Për të cilësuar programin me vonesë, mbusheni rrobalarësen dhe përzgjidhni programin me të gjitha funksionet e nevojshme shtesë. Shtypni funksionin Kohëzgjatja deri në përfundim/koha e përfundimit (që është e disponueshme në panelin tuaj të kontrollit). Tani mund të rregulloni fillimin dhe përfundimin e tharjes në kohën e dëshiruar. Funksionin e shtyerjes mund ta anuloni duke e fikur dhe ndezur pajisjen përsëri.

 

Nëse rrobalarësja juaj Beko posedon një buton për shtyerjen e fillimit të larjes në panel, mund të cilësoni shtyerjen e fillimit të programit. Mbusheni rrobalarësen dhe përzgjidhni programin me të gjitha funksionet shtesë, si zakonisht. Rregulloni kohën e fillimit duke e shtypur butonin për larje të shtyer (ose butonin për fillim të shtyer + ose- nëse është e aplikueshme). Tani mund të startoni rrobalarësen.

 

Nëse dëshironi të anuloni matjen e kohës, dhe menjëherë të filloni larjen, shtypni butonin e startit dhe zvogëloni kohën e mbetur derisa të arrini në 0. Kur të shtypni butonin e startit përsëri, programi do të fillojë normalisht. 

 

Nëse në panel ekziston butoni për shtyerje kohore me numrat 3, 6 dhe 9, kjo do të thotë se mund të rregulloni kohën e fillimit të procesit të tharjes. Nëse e shtypni butonin një herë, aktivizoni shtyerjen e fillimit për 3 orë. Nëse e shtypni përsëri, programi fillon për 9 orë. Nëse edhe njëherë e shtypni butonin për shtyerjen e kohës, funksioni i shtyerjes anulohet. Pas përzgjedhjes së kohës së shtyerjes, mund të shtypni butonin e startit dhe programi fillon pasi të kaloje koha e shtyerjes. 

 

Nëse përshkrimet e lartëpërmendura nuk vlejnë për rrobalarësen tuaj, shikoni manualin e përdorimit. Nëse nuk mund ta gjeni, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.

 

Për më shumë këshilla rreth rrobalarëseve, shikoni udhëzimin tonë për programimin dhe funksionet e rrobalarëseve Beko.  

Rrobalarëset kanë kapacitete të ndryshme të mbushjes. Përveç kësaj, kapaciteti i daulles dallon varësisht nga programi i përzgjedhur. Mos e mbushni pajisjen përtej kapacitetit, sepse mbushja e tepërt mund të shkaktojë punë jo të rregullt.

 

Më shumë informacione rreth kapacitetit të daulles së rrobalarëses kërkoni në udhëzimin e përdorimit. Nëse nuk mund ta gjeni udhëzimin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.

 

Rrobalarëset Beko janë projektuar të detektojnë rrobat që nuk janë ekuilibruar mirë në daulle dhe në përputhje me këtë e zvogëlojnë shpejtësinë e centrifugimit. Për të qenë të ekuilibruara mirë, lani gjësendet e mëdha, si bataniet bashkë me një peshqir të rëndë ose ndonjë batanie tjetër.

 

Për më shumë këshilla rreth larjes së rrobave, shikoni udhëzuesin tonë për mbushje të përshtatshme të rrobave që mund të lajë rrobalarësja juaj, përzgjedhjen e programit të përshtatshëm të larjes dhe mënyrës së larjes së sutjenave, trenerkave dhe rrobave të leshta. 

Përdorimi i tepërt ose i pakët i detergjentit zvogëlon efikasitetin e larjes. Sasia e përshtatshme e detergjentit është e dhënë në ambalazhin e detergjentit. Ndoshta duhet të rritni dozën varësisht nga sasia e rrobave dhe nga fortësia e ujit në ambientin tuaj. Respektoni udhëzimet e prodhuesit të detergjentit.

 

Më shumë këshilla rreth larjes së rrobave kërkoni në manualin tonë të përdorimit rreth asaj se çfarë lloji të detergjentit duhet të përdorni. 

TKjo do të thotë që mbrojtja nga fëmijët është e aktivizuar. Nuk mund të ndërroni programet, temperaturën, shpejtësinë dhe as funksionet tjera shtesë derisa është aktive mbrojtja për fëmijë.

 

Për ta çaktivizuar, njëkohësisht shtypni dhe mbani për tre sekonda butonin e parë dhe të dytë, për funksione shtesë derisa zgjat çdo program. Llambat në butona do të ndizen derisa e bëni këtë veprim.

 

Mbrojtjen për fëmijë mund ta çaktivizoni duke e rregulluar butonin rrotullues për përzgjedhjen e programit në pozicinin On/Off (E ndezur/E fikur) derisa asnjë program nuk është aktiv .

 

Veprimi i aktivizimit/çaktivizimit të mbrojtjes nga fëmijët mund të dallojë varësisht nga modeli. Nëse veprimet e përshkruara më lartë nuk kanë sukses, shikoni udhëzimin për përdorim. Nëse nuk mund ta gjeni udhëzimin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. 

Rrobalarësja juaj duhet të qëndrojë në sipërfaqe të rrafshët dhe të jetë e balancuar mirë për të punuar me rregull. Provoni të lëkundni pajisjen në të djathtë e në të majtë dhe para mbrapa. Nëse lëkundet shumë, ndoshta dyshemeja nuk është e rrafshët ose këmbëzat nuk janë rregulluar mirë.

 

Përdorni një nivelizues për të kontrolluar nëse pajisja është e niveluar. Nëse rrobalarësja nuk është në nivel, rregulloni këmbët duke kërkuar manualisht këmbët poshtë enëlarëses. Lironi bulonat dhe ktheni këmbët në drejtim të akrepave të orës ose në drejtim të kundërt të akrepave të orës derisa të mbështeten fort në dysheme. Shtrëngoni të gjitha bulonat me dorë.

Nuk rekomandojmë larjen e përbashkët të rrobave me lara dhe rrobave të bardha

 

Ngjyrat e errëta dhe të çelura mund të kalojnë në rrobat tjera dhe të ngjyrosin përgjithmonë të brendshmet e bardha, edhe nëse ato lahen në ujë të ftohtë. Nëse klasifikoni rrobat në të bardha, me ngjyrë të hapur dhe me ngjyrë të errët dhe përdorni detergjentin e duhur dhe temperaturën e duhur të larjes, rrobat ruajnë ngjyrën më gjatë dhe zgjatin më shumë.

 

Për më shumë këshilla për rrobat, shihni udhëzuesit tanë për mbushjen e duhur të rrobalarëses, sasinë e rrobave që mund të lajë rrobalarësja, zgjedhjen e programit të duhur të larjes dhe zgjedhjen e llojit të duhur të detergjentit.

Jo. Dera e rrobalarëses Beko nuk mund të ndërrojë anën. Por, kjo është e mundur tek tharëset e rrobave, prandaj nëse në dhomën e lavanderisë keni njërën makinë afër tjetrës është shumë praktike kur dera e saj hapet në anën e kundërt nga jashtë. 
Rrobalarësen mund ta vendosni kudo nëse keni instalimet e nevojshme. Mund të përdorni rrobalarësen në garazhë nëse është e mbrojtur nga ngrirja. 
general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+38338714444 elektro-servis kosova E Hёnё - E Premte 08:30 – 16:30 E Shtunё 09:00 – 15:00 E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions