Çdo gjë që duhet të dini rreth

Enëlarëset

Pyetjet dhe përgjigjet

Mund t’i keni vënë enët në mënyrë të gabuar ose e keni stërmbushur enëlarësen tuaj. Radhitni enët mirë ashtu që të mos prekin njëra tjetrën ose pjesët lëvizëse të enëlarëses.

 

Nëse nuk i vendosni enët siç duhet në enëlarëse, uji i spërkatur gjatë ciklit të larjes mund të shkaktojë goditjen e enëve, gërvishtjet apo edhe thyerjen e njëri-tjetrit.

 

Nëse problemi vazhdon, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Këto zhurma zakonisht ndodhin në tubacionet e ujit. Forca e ujit në hyrje mund të shkaktojë zhurmën e tubave ndërsa mbyllet valvula e ujit në enëlarëse. Ky efekt njihet si "çekiç uji" dhe është çështje hidraulike shtëpiake. Gjithashtu, kontrolloni nëse tubat në pjesën e pasme të pajisjes po përplasen me të.

 

Nëse zhurma është shumë e zëshme ose nëse mendoni se dëmtimi është shkaktuar në mure ose në gypat e ujit, kërkoni ndihmën e hidraulikut të kualifikuar. 

Është normale të dëgjohet një zhurmë klikuese gjatë ciklit të larjes së enëlarëses. Zhurma klikuese vjen ose nga paneli i kontrollit elektrik ose nga tajmeri. Kjo nuk është prishje.

 

Nëse zhurma ëshë ritmike, arsyeja mund të jetë ndonjë gjësend brenda tubit të enëlarëses. Nëse dyshoni se kjo mund të jetë arsyeja, ndaloni punën e pajisjes dhe kulloni ujin që të hiqni objektin.

 

Nëse pajisja juaj nuk ëshë duke punuar normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Është normale të dëgjosh një zhurmë grumbulluese gjatë ciklit të larjes së enëve. Bombola e detergjentit e bën këtë zhurmë derisa hapet kapaku. Kjo nuk është ndonjë prishje dhe do të paraqitet në gjysmën e ciklit të larjes.

 

Nëse pajisja nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar.

Është normale të dëgjosh një zhurmë gumëzhitëse derisa është duke punuar pajisja juaj. Enëlarëset i kanë disa pjesë si pompa e kullimit që gumëzhin zëshëm. Kjo nuk është prishje.

 

Nëse pajisja juaj nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Nëse zhurma është e vazhdueshme, kjo mund të jetë për shkak të spërkatjes së krahëve që godasin enët. Ndaloni pajisjen dhe radhitni enët përsëri ashtu që krahët e spërkatjes të mund të sillen lirshëm. Kontrolloni që asgjë të mos pengojë krahët e spërkatjes para se të filloni punën e pajisjes.

 

Nëse kjo zhurmë paraqitet gjatë  çdo cikli, ekzekutoni enëlarësen e zbrazët. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni servisin e autoriuar. 

Disa enë mund të lëvizin brenda pajisjes. Kjo nuk paraqet ndonjë problem, por nëse mendoni se ndonjë enë mund të dëmtohet, ndaloni punën e enëlarëses dhe radhitni enët përsëri.

 

Nëse zhurma paraqitet gjatë çdo cikli, ekzekutoni enëlarësen të zbrazët. Nëse problemi vazhdon, zhurma mund të vijë nga motori. Në këtë rast, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Enëlarësja zbrazë ujin dhe rimbushet përsëri disa herë gjatë ciklit. Derisa uji derdhet, pompa bën një zhurmë kërcitëse. Kjo është normale dhe paraqitet disa herë gjatë ciklit.

 

Zhurma gjithashtu mund të vijë nga bombola e kapakut të detergjentit nëse ka një mekanizëm menteshe. Kur e hapni derën, mund të dëgjoni një krismë pasi që lirohet kapaku.

 

Nëse pajisja juaj nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar.

general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+38338714444 elektro-servis kosova E Hёnё - E Premte 08:30 – 16:30 E Shtunё 09:00 – 15:00 E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions