Çdo gjë që duhet të dini rreth

Frigoriferi i kombinuar

Pyetjet dhe përgjigjet

Temperatura e rekomanduar është rreth 4°C deri 5 °C për frigorifer dhe -18 °C për seksionin e ngrirjes. 
Shumica e modeleve të frigoriferëve Beko kanë dyer të kthyeshme. Shikoni manualin e përdorimit nëse frigoriferi juaj ka një derë të tillë. Për të ndryshuar drejtimin e derës së frigoriferit, ndiqni udhëzimet në manualin e përdorimit. Nëse nuk mund ta gjeni manualin tuaj, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. 

Para se të filloni, kontrolloni nëse frigoriferi është i fikur dhe nëse raftet në derë janë të zbrazëta. Varësisht nga modeli, mund të çlironi bulonat e menteshave të epërme dhe pastaj ti shtrëngoni derisa e rregulloni pozicionin e përshtatshëm ose mund të përdorni vidha për rregullim të cilat gjenden në derë.

 

Për të vendosur derën në mënyrë vertikale, çlironi bulonin për shtrëngim që gjendet në fund. Shtrëngoni bulonin varësisht nga pozita e derës. Në fund, shtrëngoni bulonin deri në pozicionin e fundit.

 

Për të vendosur derën në mënyrë horizontale, çlironi bulonin shtrëngues në majë. Shtrëngoni bulonin në anën e përshtatshme, varësisht nga pozita e derës. Shtrëngoni bulonin në majë për pozitën përfundimtare.

 

Më shumë informacione për nivelizimin e derës mund të gjeni në manulain për përdorim. Nëse nuk mund ta gjeni manualin tuaj, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. 

Të gjithë frigoriferët punojnë në mënyrë optimale në distancë të caktuar të temperatures së ambientit. Këto distanca quhen klasa klimatike.  Frigoriferi juaj do të jetë më pak efikas në një vend shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë për kufinjtë e parashikuar të tolerancës së tij. Tri klasa klimatike dhe distancat e tij të temperturës janë si në vijim:

 

- Sub Normal SN +10 °C deri në +32 °C

- Normal N +16 °C deri në +32 °C

- Sub Tropical ST +18 °C deri në +38 °C

- Tropical T +16 °C deri në +43 °C

 

Disa frigoriderë Beko mund të punojnë në temperatura më të ulëta nga ajo që i përgjigjet klasës klimatike në të cilën janë klasifikuar. Për të parë se në cilën temperaturë më të ulët mund të punojë frigoriferi Beko, shikoni manualin e përdorimit. Nëse nuk mund ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. 

Temperaturat ideale në frigorifer janë 4 °C ose 5 °C për frigoriferin dhe  -18 °C për njësinë e frizit.

 

Mënyra më e mirë për të kontrolluar temperaturën brenda pajisjes tuaj është me një termometër të saktë. Vendoseni termometrin brenda një gote me ujë dhe vendoseni brenda në frigorifer.

 

Për të kontrolluar temperaturat e frizit, veproni njësoj me termometër duke e futur në alkool ose vaj (sepse uji mund të ngrihet). 

Frigoriferët me funksionin no-frost nuk duhet të shkrihen në mënyrë manuale. Nëse frigoriferi juaj nuk ka funskionin no-frost, duhet ta shkrini rregullisht. 

 

Kontrolloni nëse në njësinë për ngrirje është grumbulluar akull. Nëse akulli në pjesët e brendshme të murit të pajisjes shihet, pajisja juaj ndoshta punon më fort se sa që duhet për të arritur ose për të mbajtur temperaturën e duhur. Në këtë rast duhet të shkrini manualisht njësinë për ngrirje.

 

Ju rekomandojmë të shkrini njësinë për ngrirje në frigoriferin tuaj afërsisht një herë në muaj ose kur në të grumbullohet akulli me trashësi rreth 0,5 centimetra.

 

Më shumë informacione rreth shkrirjes kërkoni në manualin për përdorim. Nëse nuk mund të gjeni manualin tuaj, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.

 

Frigoriferët e kombinuar Beko me teknologjinë 3 Zone No Frost dhe NeoFrost™ Dual Cooling (ngrirje e dyfishtë) parandalojnë grumbullimin e akullit, kështu që duhet të shkrini pajisjen në mënyrë manuale. Kini parasysh që pajisja juaj do të punojë më gjatë kur të përdorni funksionin e heqjes automatike të akullit. 

Kur dera e frigoriferit është e hapur, ajri i ngrohtë nga ambienti përzihet me ajrin e ftohtë dhe të thatë brenda frigoriferit. Për këtë arsye avulli i ujit në ajrin e nxehtë kondensohet, pastaj ngrihet në muret e brendshme të njësisë për ngrirje. Për shkak të grumbullimit të akullit në friz, frigoriferi do të punojë më gjatë, kurse performansat e tij do të jenë më të dobëta.

 

Për ta shkrirë, hiqeni kabllin kryesor nga priza e rrymës. Në friz vendosni ca enë dhe peshqirë në pozicionet ku grumbullohet uji nga shkrirja e akullit. Lëreni derën e frizit të hapur. Veprimin mund ta përshpejtoni nëse vendosni një enë me ujë të ngrohtë në friz.

 

Frigoriferët e kombinuar Beko me teknologjinë 3 Zone No Frost dhe NeoFrost™ Dual Cooling (ngrirje e dyfishtë) parandalojnë grumbullimin e akullit, kështu që duht ta shkrini manualisht. Kini parasysh që pajisja juaj mund të punojë më gjatë kur përdor funksionin e shkrirjes automatike. 

Kjo nuk është e pazakontë. Drita mund të mbetet e ndezur dhe duhet të rregullohet manualisht pas zëvendësimit të filtrit. Konsultoni manualin tuaj të përdorimit për të mësuar si të rregulloni dritën për mdoelin tuaj specifik. Nëse keni vështirësi të gjeni manualin e përdorimit, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. Nëse e rregulloni njëherë, drita nuk do të ndizet për gjashtë muaj. 

 

general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+38338714444 elektro-servis kosova E Hёnё - E Premte 08:30 – 16:30 E Shtunё 09:00 – 15:00 E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions