Çdo gjë që duhet të dini rreth

Tharëse rrobash

Pyetjet dhe përgjigjet

Kjo do të thotë se mbyllja për fëmijë në tharësen tuaj është aktive.  

Për të çaktivizuar mbylljen për fëmijë, shtypni butonin e njoftimit të zërit/zhurmës dhe butonin e fillimit/pauzës/anulimit/përfundimit të kohëzgjatjes njëkohësisht për tre sekonda ndërsa programi po ekzekutohet. Dritat e butonit do të ndriçojnë derisa e ekzekutoni këtë.  

Mundeni gjithashtu të rrotulloni rrotën e përzgjedhjes në pozicionin  On/Off ndërsa asnjë program nuk ekzekutohet për të çaktivizuar bllokimin.  

Procedura për aktivizimin/çaktivizimin e mbylljes për fëmijë mund të dallojë varësisht nga modeli i pajises. Nëse procedura e përshkruar më lartë nuk funksionon, konsultoni manualin e përdorimit. Nëse keni vështirësi ta gjeni manualin e përdorimit, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.  

Tharëset e rrobave kërkojnë një ambient të ventiluar mirë dhe pa pluhur për të punuar siç duhet. Nuk rekomandojmë përdorimin e tharëses së rrobave në garazhë. 

Nëse dëshironi që cikli i tharjes të përfundojë më vonë, mund të vononi startin ose të cilësoni përfundimin në programin e përzgjedhur (varësisht nga modeli i pajisjes tuaj). Kjo është posaçërisht e dobishme nëse shpenzimet e rrymës ose të ujit janë më të ulëta gjatë një kohe të caktuar të ditës.

 

Për të cilësuar programin e vonuar, mbusheni tharësen me rroba dhe përzgjidhni programin bashkë me funksionet shtesë që ju duhen. Shtypni butonin End Duration/End Time (cilido që gjendet në panelin e kontrollit). Tani mund të cilësoni kohën kur dëshironi të përfundojë procesi i tharjes dhe startojeni tharësen si zakonisht. Mund të anuloni funksionin e vonesës duke e ndezur dhe fikur pajisjen.

 

Për tharëset e rrobave Beko me butonat Delayed Start (start i vonuar) në panelet e tyre, mund të cilësoni vonesën në fillimin e programit. Mbusheni tharësen dhe përzgjidhni programin dhe funksionet shtesë si zakonisht. Cilësoni kohën e fillimit duke shtypur butonin Delayed Start (ose butonat Delayed Start + ose -, nëse ekzistojnë). Tani mund të startoni tharësen tuaj. Nëse dëshironi të anuloni kohën e cilësuar dhe të startoni tharjen menjëherë, shtypni butonin start dhe zvogëloni kohën e mbetur deri në 0. Duke shtypur butonin start përsëri, programi do të fillojë si zakonisht.

 

Nëse paneli ka butonin Time Delay me numrat 3, 6 dhe 9,kjo do të thotë se mund të cilësoni kur dëshironi të fillojë procesi i tharjes përsëri. Vonesa pre 3-orëve përzgjidhet nëse butoni shtypet njëherë. Nëse shtypni butonin përsëri, do të përzgjidhet vonesa prej 6 orësh. Nëse e shtypni butonin edhe një herë më shumë, programi do të fillojë për 9 orë. Nëse butonin Time Delay e shtypni edhe njëherë, funksioni vonesë do të anulohet.

Pas përzgjedhjes së vonesës, mund të shtypni butonin start dhe programi do të fillojë pas vonesës së cilësuar.

 

Për më shumë informacione, konsultoni udhëzimin tonë për programet dhe opsionet e tharëses së rrobave Beko.  

Çdo tharëse e rrobave Beko ka një numër serik unik. Është i vendosur në kornizë në pjesën e jashtme të derës. 
general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+38338714444 elektro-servis kosova E Hёnё - E Premte 08:30 – 16:30 E Shtunё 09:00 – 15:00 E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions