Çdo gjë që duhet të dini rreth

Fshesë Elektrike

Pyetjet dhe përgjigjet

Jo. Qeset e pluhurit duhet të përdoren vetëm njëherë sepse janë të përbëra nga një material poroz. Këto pore do të bllokohen me pluhur dhe papastërti edhe nëqoftë se zbrazni qesen e pluhurit. Përdorimi i qeseve të pluhurit më shumë se një herë mund të dëmtojë fshesën tuaj elektrike në afat më të gjatë. Gjithashtu mund të shkaktojë rënie në performancën e pajisjes.  
Çdo fshesë elektrike Beko ka numrin serik unik. Vendndodhja e etiketës  së fabrikës dallon varësisht nga modeli i pajisjes. Tek fshesat robot, fshesat me kanister dhe fshesat ciklon me enë, numri serik gjendet nën pajisje. Tek fshesat e korrentit me shkop dhe fshesat pa kabllo, etiketat me numrin serik gjenden nga ana e prapme e dorezës së pajisjes. 
Mund të përdorni vetëm fshesat elektrike të filtruar me ujë ose fshesat me funksione të pastrimit të qilimave për të thithur lëngjet. Modelet tjera të fshesave elektrike mund të dëmtohen nëse provoni të pastroni mbi sipërfaqe të lagura. 
Fshesat elektrike janë të dizajnuara për të thithur pluhurin dhe papastërtitë e zakonshme shtëpiake. Gjësendet e mëdha, të forta ose të mprehta mund të dëmtojnë pajisjen tuaj. Për këtë arsye nuk duhet të thithni gjëra si mbeturina të materialit ndërtimor, çimento, baskia ose kapëse flokësh. Nëse nuk jeni duke përdorur fshesë elektrike me filtër uji, nuk duhet të thithni as mbeturina të lagura. 
Edhe pse fshesat elektrike janë dizajnuar për përdorim në ambiente të brendshme, mund t’i përdorni ato përderisa nuk thithni gjësende të forta dhe nuk e stërmbushni qesen e pluhurit ose enën. 
general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+38338714444 elektro-servis kosova E Hёnё - E Premte 08:30 – 16:30 E Shtunё 09:00 – 15:00 E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.