Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si të rregulloni pllakën e gazit që nuk ndizet?

Si të rregulloni pllakën e gazit që nuk ndizet?
Si të rregulloni pllakën e gazit që nuk ndizet?

 

 

Ekzistojnë disa arsye pse nuk ndizet pllaka e gazit. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojë që të zgjidhni problemin.  

 

 

 

Kontrolloni nëse keni ndërprerje të energjisë ose humbje të lidhjes elektrike  

 

Nëse pllaka nuk ndizet edhe pse është e futur në prizë, mund të mos keni furnizim me energji elektrike. Nëse shtypni butonin e ndezjes por nuk dëgjoni zërin tipik të klikimit, kjo mund të jetë arsyeja. Kontrolloni dritat dhe pajisjet tjera elektrike në shtëpinë tuaj të verifikoni nëse keni energji elektrike. Nëse punojnë me rregull, problemi mund të qëndrojë te siguresa ku është e lidhur pajisja juaj. Në këtë rast, kërkoni ndihmë nga elektricisti i autorizuar për ta riparuar.  

 

 

 

Kini parasysh problemet me furnizimin me gaz 

 

Nëse dëgjoni tingullin e klikimit nga ndezësit, por ndezësit nuk arrijnë të ndizen, mund të ketë diçka që nuk shkon me furnizimin me gaz. Kontrolloni lidhjen e gazit të pllakës suaj, ose në cilindrin e gazit ose në daljen e gazit natyror. Nëse dyshoni se diçka nuk shkon me furnizimin me gaz, ndaloni përdorimin e pajisjes tuaj dhe thirrni një hidraulik të çertifikuar. 

 

 

 

Shikoni nëse vrimat e ndezjes janë të lagura ose të bllokuara

 

Pllaka juaj e gazit mund të mos ndizet siç duhet nëse ushqimi i derdhur ose papastërtia bllokon vrimat e ndezësit. Ndezja mund të dështojë gjithashtu nëse vrimat, kapakët e ndezjes ose portat janë të lagura pas pastrimit. Thani pllakën dhe pjesët e ndezësit tërësisht pasi t’i keni pastruar. 

 

 

 

Shikoni nëse vrimat e ndezësit janë të kërrusura ose të thyera 

 

Ndezësi i pllakës suaj mund të dështojë nëse vrimat janë të kërrusura ose të prishura nga goditja e tenxheres së rëndë ose tigani. Kontrolloni të gjitha vrimat në pjesën e sipërme të gazit për t'u siguruar.

 

 

 

Kini parasysh problemet teknike 

 

Nëse problemi vazhdon, pllaka juaj mund të ketë probleme teknike. Nëse dyshoni se kjo mund të jetë arsyeja, kontaktoni servisin e autorizuar.   

 

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions