Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

1 min. Lexojeni

Si të rregulloni tharësen e rrobave që lëkundet ose dridhet?

Si të rregulloni tharësen e rrobave që lëkundet ose dridhet?
Si të rregulloni tharësen e rrobave që lëkundet ose dridhet?

 

 

Dridhja ose lëkundja mund të dëmtojnë tharësen e rrobave dhe ndikojnë në performancën e saj. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.  

 

 

 

Kontrolloni ekuilibrin e pajisjes 

 

Tharësja e rrobave tuaja duhet të jetë e nivelizuar dhe e ekuilibruar në këmbët e veta për të funksionuar siç duhet. Pajisja e panivelizuar do të dridhet dhe lëkundet gjatë punës. Lëkundni tharësen e rrobave nga njëra anë në tjetrën dhe para mbrapa. Nëse lëkundet shumë, dyshemeja ose këmbët e pajisjes mund të mos jenë të rrafshëta.   

 

Përdorni një nivelizues për të kontrolluar ekuilibrin e pajisjes. Nëse nuk është e ekuilibruar siç duhet, rregulloni këmbët duke rrotulluar bulonat nën pajisje. Çlironi bulonat dhe rrotulloni në drejtim të akrepave të orës ose në anën e kundërt të akrepave të orës. Shtrëngoni të gjithë bulonat përsëri me dorë.

 

 

 

Sigurohuni që ngarkesa të jetë e shpërndarë në mënyrë të barabartë  

 

Rrobat të cilat nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë brenda daulles mund të shkaktojnë dridhjen ose lëkundjen e tharëses gjatë punës. Kjo gjithashtu ndodh nëse e thani vetëm një artikull.

 

Nëse e ngarkoni vetëm një artikull relativisht të rëndë si peshqir ose qebe, kjo ngarkesë do të ngecë në njërën anë të daulles dhe mund të shkaktojë dridhje. Për të parandaluar këtë, gjithmonë  ngarkoni të paktën dy artikuj me peshë të ngjashme për të krijar një ekuilibër gjatë procesit të shtrydhjes.  

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions