Ventilatori është pjesa kryesore e aspiratorit që heq erërat, avujt dhe tymin e krijuar nga zierja. Nëse aspiratori juaj është i lidhur në prizë që punon dhe është ndezur por ventilatori nuk punon ende, shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Kontrolloni mos keni ndërprerje të energjisë
Kontrolloni dritat dhe pajisjet tjera elektrike në shtëpinë tuaj dhe shikoni nëse keni rrymë elektrike. Nëse janë duke punuar në rregull, siguresa në të cilën është lidhur aspiratori juaj mund të jetë prishur. Në këtë rast, kërkoni ndihmë nga elektricisti i autorizuar për ta riparuar.
Cilësoni shpejtësinë (disa modele)
Disa modele kanë nevojë për cilësimin e shpejtësisë para se të fillojnë punën. Shtypni butonin e shpejtësisë dhe përzgjidhni opsionin e fillimit të aspiratorit.
Kini parasysh problemet teknike
Nëse problemi vazhdon, aspiratori juaj mund të ketë probleme teknike. Nëse dyshoni që ky është problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.