Ju duhet mbështetje?

Beko është këtu për t’ju ndihmuar.

Përzgjidhni produktin tuaj

Përzgjidhni produktin dhe do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për ju.

Manualet e përdorimit

Kërkoni numrin e modelit të pajisjes tuaj

Informacion rreth garancisë

Kontrolloni garancinë tonë standarde dhe opsionet e garancisë së zgjeruar të komponentëve.

Na kontaktoni

Dëshironi të na kontaktoni? Do të donim të dëgjonim nga ju.

Register Banner

A ju duhet ndonjë ndihmë teknike?

Vizitoni faqen tonë të gjetjes së Servisit

Pyetjet më të shpeshta

Llamba e furrës është një llambë speciale që i reziston temperaturave të larta. Para se ta zëvendësoni sigurohuni që furra të jetë e shkëputur nga energjia elektrike dhe të jetë e ftohur mirë. Konsultoni manualin për përdorim për të gjetur llambën. Nëse keni vështirësi që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e pajisjes tuaj.  

 

Hiqni kapakun e llambës dhe llambën duke e rrotulluar në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Zëvendësojeni llambën me llojin e njëjtë siç është specifikuar në manualin për përdorim. Vendoseni llambën në vend duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës. Vendoseni kapakun dhe rrotullojeni edhe atë në drejtim të akrepave të orës gjithashtu. 

Po, kjo është normale.

 

Kur digjet gazi, produktet kryesore të djegies janë dioksidi i karbonit dhe uji në formën e avullit. Kjo shkakton pak mjegullim ndërsa furra nxehet. Sapo furra të arrijë temperaturën e caktuar, lagështia do të shpërndahet dhe mjegulla do të pastrohet. Ushqimet që kanë nivele të larta lagështie si gjel deti dhe peshku mund të shkaktojnë më shumë kondensim se zakonisht.

Furrat me gaz përdorin ndezës për të startuar ndezjen. Këta ndezës bëjnë një zhurmë tingëlluse ose klikuese që do të ndalojë pasi të fillojë ndezja. Nëse ndezësi është i lagur, zhurma mund të vazhdojë më gjatë. 

 

Nëse zhurma nuk ndalon, çelësi i ndezjes mund të jetë bllokuar. Nëse dyshoni se ky mund të jetë problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.

Është normale që furra juaj të bëjë një zhurmë gumëzhitëse derisa është duke punuar ose menjëherë pasi të fiket. Kjo është zhurmë e ftohjes automatike të ventilatorit që ndihmon në ftohjen e furrës dhe kontrolleve elektrike. Ventilatori do të vazhdojë punën për ca kohë pasi të jetë fikur nga rryma. Do të ndalojë automatikisht pasi që furra të jetë ftohur.

 

Nëse pajisja juaj nuk punon normalisht deri sa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+35544509090 elektro-servis albania E Hёnё - E Shtunё 09:00 – 20:00 (call-center) E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.