Çdo gjë që duhet të dini rreth

Kondicioneri

Pyetjet dhe përgjigjet

Varësisht nga kualiteti i ajrit në qytetin tuaj, është mirë që të praktikoni pastrimin e filtrave të kondicionerit në çdo 3 muaj. Nëse vini re se pajisja punon me kapacitet më të dobët, është koha që të pastroni filtrin.

 

Për të pastruar filtrat, konsultoni udhëzimet në manualin e përdorimit sepse modelet dallojnë me njëri tjetrin. Nëse nuk mund ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. 

 

Për pastrimin e mbështjellësit dhe avulluesit të kondensatorit kontaktoni servisin e autorizuar. 

Mjegulla mund të krijohet kur ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionerit bashkohet me ajrin e ngrohtë dhe të lagësht të dhomës. Kjo është normale dhe do të hiqet kur bie temperatura në dhomë. 

Përpiquni të kuptoni prej nga vjen zhurma. Nëse vjen nga njësia e jashtme, fikeni kondicionerin dhe kontrolloni nëse ka ndonjë pengesë në ventilatorë. Nëse ka ndonjë pengesë, largojeni dhe ndizeni kondicionerin përsëri.

 

Nëse zhurma vjen nga njësia e brendshme, fikeni kondicionerin tuaj. Shkaku më i mundshëm është pjesa e lirshme që fluturon brenda njësisë dhe dëmton pjesët tjera. Në këtë rast mos e përdorni kondicionerin dhe kontaktoni servisin e autorizuar.

Përpiquni të kuptoni prej nga vjen zhurma. Nëse vjen nga njësia e jashtme, shikoni nëse ventilatori është duke u rrotulluar. Nëse nuk është duke u rrotulluar ndërsa njësia e brendshme është duke punuar, shkaku i zhurmës mund të jetë motori. Zhurma gjithashtu mund të vijë nga baza e gomës ose nga pjesët lidhëse të njësisë së jashtme. Këto pjesë mund të jenë konsumuar me kalimin e kohës, që do të shkaktojë humbjen e balancit të njësisë dhe do të gumëzhijë gjatë punës. Në të dyja rastet, ndaloni përdorimin e pajisjes dhe kontaktoni servisin e autorizuar. 

Përpiquni të kuptoni prej nga vjen zhurma. Nëse vjen nga njësia e brendshme, zhurma mund të jetë shkaktuar për shkak të lirimit të vidave ose bulonave në njësinë e kondicionerit. Fikeni kondicionerin dhe shtrëngojini ato.

 

Nëse zhurma vjen nga njësia e jashtme, fikeni kondicionerin dhe kontrolloni nëse ka hyrë diçka brenda. Gjërat si gurët mund të godasin ventilatorët që shkaktojnë zhurmë goditëse. Largojini nëse është e mundur.

 

Nëse pajisja nuk punon normalisht derisa bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Përpiquni të kuptoni prej nga vjen zhurma. Nëse zhurma vjen nga njësia e brendshme, fikeni kondicionerin. Shkaku mund të jetë një pjesë e lirë që mund të fluturojë në pjesën e brendshme të njësisë e cila mund të dëmtojë pjesët tjera. Në këtë rast, ndaloni përdorimin e kondicionerit dhe kontaktoni servisin e autorizuar.

 

Nëse zhurma vjen nga njësia e jashtme, fikeni kondicionerin dhe kontrolloni nëse ka rënë diçka brenda. Gjërat si gurët mund të godasin ventilatorët, që shkaktojnë zhurmë goditëse. Largojini nëse është e mundur.

 

Nëse pajisja nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Kondicionerët mund të bëjnë një zhurmë klikuese derisa janë duke punuar ose pasi të fiken. Kjo vjen nga njësia e trupit e cila tkurret ose zgjerohet me ndryshimin e temperaturës. Kjo është normale dhe nuk është ndonjë prishje.

 

Nëse pajisja nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Është normale për kondicionerin tuaj të bëjë një shurmë të lehtë zukatëse. Kjo zakonisht ndodh në temperaturë të nxehtë kur kondicioneri ka nevojë të ftohë njësinë e vet si dhe brendinë e shtëpisë tuaj.

 

Nëse mendoni se zhurma është më e lartë se sa duhet, ose nëse pajisja nuk punon normalisht deri sa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+35544509090 elektro-servis albania E Hёnё - E Shtunё 09:00 – 20:00 (call-center) E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions