Është me rëndësi që dera e frigoriferit tuaj të mbyllet mirë sepse ajri i ftohtë brenda pajisjes duhet të jetë i izoluar mirë nga temperatura e jashtme. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Shikoni nëse ndonjë gjësend po e bllokon derën
Gjësendet që janë shumë të mëdha, që nuk janë vendosur siç duhet mund të parandalojnë derën që të mbyllet mirë. Provoni të rregulloni pozitën e atyre gjësendeve.
Kontrolloni ekuilibrin e pajisjes
Dera mund të mos hapet siç duhet nëse pajisja juaj nuk është e ekuilibruar siç duhet. Provoni ta lëkundni shumë ngadalë të shikoni nëse është e ekuilibruar siç duhet. Nëse mund ta shtyni me lehtësi nga njëra anë në tjetrën, atëherë ajo nuk është e ekuilibruar mirë. Mund ta nivelizoni pajisjen duke i lëvizur këmbët poshtë e lartë deri sa të ekuilibrohen. Mos harroni se dyshemeja duhet të jetë e ekuilibruar. Zhvendoseni pajisjen në një vend tjetër nëse është e nevojshme.
Kontrolloni vulat e derës për ndonjë boshllëk ose ndonjë çarje
Ajri i ftohtë brenda pajisjes tuaj duhet të izolohet mirë nga temperatura e jashtme. Shikoni nëse ka hapësira në mes të vulës së derës dhe dollapit. Nëse gjeni ndonjë, rregulloni vulën e derës duke e shtyer lehtësisht nga dera me anë të gishtërinjve. Nëse akoma ka ndonjë hapësirë, duhet të ndërroni vulën e derës tërësisht.
Kontrolloni mos janë krijuar ngrica
Kontrolloni frizin tuaj mos janë krijuar ngrica. Akulli nga njësia e ngrirjes mund të parandalojë derën që të mbyllet mirë. Nëse ky është problemi, duhet të shkrini njësinë e frizit manualisht.
Për më shumë informacione lidhur me shkrirjen e frizit, konsultoni manualin tuaj të përdorimit. Nëse keni vështirësi ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.
Friz-frigoriferët Beko me funksionet no frost si 3 Zone No Frost dhe NeoFrost™ Dual Cooling Technology parandalojnë krijimin e akullit kështu që nuk do të keni nevojë ta shkrini manualisht.