Frigoriferi është elementi më i theksuar në kuzhinën tuaj dhe sigurisht pajisja të cilën e përdorni më së shumti. Natyrisht edhe aty ndonjëherë derdhet diçka dhe mund të gjenden mbeturina të ushqimit prandaj pikërisht për këtë duhet të pastrohet detajisht një herë në çdo 3 muaj.
Mbeturinat e lëngut dhe copëzat e ushqimit mund të shkaktojnë shumimin e mikrobeve, bakterieve si dhe mykut, kështu që kjo është diçka që nuk guxoni ta harroni. Në këtë udhëzues do të ju sqarojmë mënyrën më të mirë dhe më të sigurt që frigoriferi juaj të shkëlqejë përsëri.
Hapi 1
Fikni frigoriferin dhe përgatituni për pastrim
Së pari hiqeni kabllin e frigoriferit nga priza për të shmangur shpenzimin e energjisë gjatë pastrimit dhe kështu parandaloni ndonjë fatkeqësi. Pastaj filloni të nxirrni nga frigoriferi të gjitha ushqimet dhe copat më të mëdha të ushqimit, nëse ka.
Pas kësaj hiqni të gjitha pjesët e ndashme nga frigoriferi, siç janë raftet dhe sirtaret, dhe lëshojini ngadalë në sipërfaqen e punës për të mos i thyer dhe gërvishtur.
Hapi 2
Pastroni pjesët e ndashme
Pastroni raftet, derën e frigoriferit, sirtaret dhe pjesët tjera të ndashme, duke përdorur një sfungjer të butë dhe detergjent për larjen e enëve. Gjithashtu, ndoshta disa pjesë të frigoriferit janë të përshtatshme për larje në enëlarëse, por së pari duhet të kontrolloni në udhëzimin e frigoriferit. Thani sirtaret dhe raftet dhe lërini mënjanë.
Hapi 3
Pastroni pjesën e brendshme të derës dhe vulat e derës
Tani është koha që të merreni me brendinë e frigoriferit. Për këtë qëllim mos përdorni asnjë detergjent dhe mjete abrazive për pastrim. Thjeshtë, përzieni gjysmë litër ujë të vakët me një lugë sodë buke dhe do të fitoni një përzierje të përsosur për këtë punë.
Me anë të një lecke të bute ose sfungjerit të lagur në përzierjen e përgatitur, pastroni sipërfaqet e brendshme të frigoriferit, si dhe vulat e derës dhe rezervuaret e ujit. Tani, kaloni mbi këto sipërfaqe me një leckë të thatë dhe thajini.
Hapi 4
Pastroni pjesën e jashtme dhe mbështjellësit e kondensatorit
Pastrimi i pjesës së jashtme është mjaft i thjeshtë. Vetëm përdorni mjet të butë, joabraziv për pastrim dhe një sfungjer të butë ose leckë për të pastruar pjesët e përparme dhe të prapme të frigoriferit. Nëse pajisja juaj ka mbështjellës nga çeliku i pandryshkur, bëni kujdes të posaçëm gjatë pastrimit. Përsëri fshijeni sipërfaqen me një leckë të butë që të thahen sa më parë.
Bulonat e kondensatorit gjenden në anën e prapme të frigoriferit, afër dyshemesë. Ato janë thelbësore për shpërndarjen e nxehtësisë dhe ruajtjen e temperaturës së duhur në frigorifer. Sidoqoftë, me kalimin e kohës, një sasi e konsiderueshme pluhuri grumbullohet mbi to, nëse nuk kontrollohen periodikisht.
Hiqni frigoriferin nga shtëpiza ose largojeni nga muri i prapmë. Gjeni bulonat e kondensatorit dhe pastroni pluhurin me dorë. Gjithashtu, për pastrimin e spiraleve të kondensatorit mund të përdorni fshesën me vakum të cilësuar në fuqinë më të ulët thithëse.
Hapi 5
Përsëri ktheni në vend të gjitha pjesët e frigoriferit dhe pritni që të qetësohet
Në fund kthejeni frigoriferin në vend dhe lidheni në furnizim me rrymë. Para se të ktheni në frigorifer të gjitha pjesët e ndashme, kontrolloni nëse janë tharë dhe pritni për një orë ose dy para se të ktheni ushqimin dhe produktet tjera në të.
Ndoshta ky nuk është ndonjë akt glamuroz i pastrimit, por nëse e pastroni rregullisht frigoriferin, do tia zgjatni jetën, kurse ushqimet tuaja do të jenë gjithnjë të freskëta dhe të shëndetshme.