Pikat e ujit brenda në frigorifer do të thonë se pajisja ka problem me kondensimin. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Shikoni nëse rrjedhja e ujit vjen nga hapësira mbrapa sirtarit për fruta dhe perime
Kulluesi i ujit i cili përndryshe parandalon kondensimin, mund të jetë i bllokuar. Hiqni sirtaret për fruta dhe perime për të parë nëse rrjedh ujë nga ky kullues. Nëse shihni ujë këtu, sigurisht kulluesi është bllokuar.
Provoni të zhbllokoni kulluesin me anë të një vegle për zhbllokim (mund të blihet në shitore të metaleve). Vendoseni veglën për zhbllokim në kullues dhe shtyjeni derisa të arrini tek bllokimi, pastaj kthejeni në drejtim të akrepave të orës. Nxirreni jashtë dhe përsëritni këtë veprim derisa të zgjidhni bllokimin. Provoni të hidhni pak ujë të ngrohtë në kullues të shihni nëse është ende i bllokuar.
Mos e hapni derën e frigoriferit shumë shpesh dhe mos e mbani derën e frigoriferit të hapur
Ajri i ngrohtë jashtë frigoriferit mund të jetë arsyeja kryesore pse grumbullohet uji. Mos e mbani derën të hapur shumë gjatë.
Kontrolloni nëse në vulë ka hapësira, vrima ose plasaritje
Ajri i ftohtë në pajisje duhet të izolohet mirë nga temperatura e jashtme. Shikoni nëse ekzistojnë hapësira në mes të vulës së derës dhe dollapit. Nëse gjeni hapësira, rregulloni vulën duke e tërhequr butësisht me gishta nga dera. Nëse ekziston ndonjë hapësirë, duhet të ndërroni vulën e derës.