Kini parasysh se për prodhimin e akullit nevojitet kohë. Pajisjes që sapo është instaluar ose është ristartuar, i nevojitet ca kohë për të prodhuar akull.
Sasia e akullit që prodhon frigoriferi juaj mund të përgatitë është shënuar në këtë manual. Nëse nuk mund ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. Nëse pajisja juaj nuk është e re ose nuk është ristartuar, shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Kontrolloni lidhjet e ujit
Nëse vini re që frigoriferi prodhon akull më dobët ose nuk prodhon fare akull, kontrolloni lidhjet e ujit. Kjo varet nga lloji i modelit. Përmbajuni udhëzimeve nga manuali i përdorimit për pajisjen tuaj për të parë nëse ekzistojnë lidhje dhe ku gjenden ato. Nëse nuk mund ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. Kontrolloni nëse lidhjet janë bërë siç duhet dhe nëse janë në rregull.
Kontrolloni nëse aparati për akull është i mbushur
Nëse keni një frigorifer që nuk është i lidhur në ujësjellës, duhet të mbushni ujë në aparatin e akullit. Kontrolloni dispanzerin e ujit dhe mbusheni nëse është i zbrazët.
Kontrolloni nëse ekzistojnë pengesa në aparatin e akullit
Hapësirat në aparatin e akullit mund të jenë të bllokuara. Kur akulli nuk del nga aparati, kontrolloni nëse akulli ka ngecur në lidhjet të cilat çojnë deri te dispanzeri i akullit.
Kontrolloni nëse aparati për akull është aktiv
Ndoshta aparati për akull në frigoriferin tuaj është i fikur. Kontrolloni nëse është duke punuar dhe ndizeni nëse është e nevojshme. Kontrolloni në manualin e përdoroimit si të verifikoni dhe si të ndizni aparatin për akull. Nëse nuk mund ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.
Kontrolloni nëse dispanzeri i ujit është i mbushur
Kontrolloni nëse dispanzeri i ujit në frigoriferin tuaj është i mbushur. Ndoshta frigoriferi nuk mund të prodhojë akull sepse nuk ka qarkullim të ujit.
Mos e hapni derën e frizit shumë shpesh dhe mos e mbani të hapur shumë gjatë
Frigoriferi juaj duhet të mbajë ajrin brenda frizit në temperaturë të caktuar për të prodhuar sasinë e duhur të akullit. Nëse dera e frigoriferit hapet shumë shpesh ose nëse mbahet e hapur për një kohë të gjatë, ajri i nxehtë i cili hyn në friz do të rritë temperaturën e brendshme të ajrit. Kjo mund të ngadalësojë veprimin e prodhimit të akullit.