Ekzistojnë disa arsye pse frigoriferi juaj nuk ftohë mirë. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Kontrolloni temperaturën e ambientit
Temperatura e jashtme mund të parandalojë funksionimin normal të pajisjes tuaj, posaçërisht nëse është e vendosur në garazhë ose në ndonjë vend që nuk ka ngrohje. Nëse konsideroni që ky është problemi, vendoseni pajisjen në një vend tjetër.
Teknologjia inovative e Bekos, Freezer Guard nudëson që pajisjen ta mbani kudo në shtëpinë tuaj. Frizët me këtë teknologji mund të punojnë në temperatura të cilat janë më të ulëta se -15 °C.
Kontrolloni vulën e derës nëse ka boshllëqe ose plasaritje
Ajri i ftohtë brenda pajisjes duhet të izolohet mirë nga temperaturat e jashtme. Shikoni nëse ka zbrazëtira në mes të vulës dhe derës së dollapit. Nëse i gjeni, rregulloni vulën duke e shtyer me gishta butësisht nga dera. Nëse ekziston çfarëdo hapësire, duhetë të ndërroni vulën.
Mos e mbingarkoni pajisjen
Frigoriferit tuaj i nevojitet qarkullim i rregullt i ajrit për të punuar normalisht. Me mbingarkim mund të bllokoni qarkullimin e ajrit në dollap. Nëse te disa pjesë të frigoriferit nuk arrin ajri i ftohtë, hiqni ndonjë ushqim nga frigoriferi dhe kontrolloni nëse është kufizuar qarkullimi i ajrit, posaçërisht afër hapësirave të ventilimit.
Kontrolloni nëse duhet të pastrohen mbështjellësit e kondensatorit
Kondensatori liron nxehtësi të cilën e prodhon pajisja juaj në ajrin përreth. Telat e tij nuk mund të funksionojnë me rregull nëse ato është mbledhur ndyrësirë ose pluhur. Fikni pajisjen dhe gjeni mbështjellje në pjesën e prapme ose të poshtme të pajisjes. Mbështjellësit mund ti pastroni me një brushë të butë ose me fshesë korrenti duke përdorur një vazhdim me me brushë, por me fuqi të vogël thithëse.
Kontrolloni dritën e brendshme
Nëse pajisja ka dritë të brendshme, drita duhet të fiket kur të mbyllet dera. Provoni të mbyllni derën ngadalë. Nëse drita nuk është fikur, ndoshta ka mbetur e ndezur dhe kështu ka ngrohur frigoriferin.
Në këtë rast duhet të kërkoni ndihmë nga personi i autorizuar. Në ndërkohë më së miri hiqeni llambën. Shikoni udhëzimin për të parë ku gjendet manuali. Nëse nuk mund ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e pajisjes së modelit tuaj. Bëni kujdes sepse llamba mund të jetë e nxehtë.
Kini parasysh problemet teknike
Nëse edhe ky nuk është problemi, frigoriferi juaj mund të mos jetë teknikisht në rregull. Nëse dyshoni se ky është problemi konsultoni servisin e autorizuar.