Ekzistojnë disa arsye pse uji nga dispanzeri në frigoriferin tuaj nuk ka shije të mirë. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Lironi ajrin nga gypi me ujë
Gjithashtu duhet të hiqni ajrin e mbetur nga gypi për ujë në dispanzer kur të lidhet për herë të parë ose çdo herë kur ndërroni filtrin e ujit.
Vendosni një enë të madhe nën dispanzerin e ujit dhe filloni ta shtypni dhe të lëshoni levën në intervale prej 5 sekondash. Përsëriteni derisa të fillojë të rrjedhë uji. Kur uji fillon të rrjedhë, vazhdoni ta shtypni dhe lironi pllakëzën në dispanzer derisa të rrjedhin tërësisht 15 litra ujë. Kështu do të hiqni ajrin nga filtri dhe nga sistemi për dispension të ujit, duke siguruar ujë të pastër dhe të freskët për pije.
Ndërroni filtrin e ujit rregullisht
Frigoriferët të cilët janë të lidhur në ujësjellës përmbajnë filtra të cilët duhet të ndërrohen kohë pas kohe. Kontrolloni nëse frigoriferi juaj ka një indikator për ndërrimin e filtrit ose kërkoni në manual informacione se kur duhet të ndërroni filtrin. Nëse nuk mund të gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.
Pastroni dispanzerin e ujit
Nëse keni frigorifer që ka dispanzer për ujë i cili nuk është lidhur në furnizim me ujë, është mirë që rregullisht të pastroni dispanzerin e ujit. Për pastrimin e dispanzerit përdorni ujë të pastër, të ngrohtë.
Bëni kujdes që të merrni ujë të freskët
Uji që ruhet në frigoriferin tuaj me kohë do të jetë i vjetruar. Për këtë arsye duhet ta mbushni rezervuarin e ujit përsëri në të gjithë frigoriferët të cilët nuk janë të lidhur në ujësjellës. Për të freskuar dispanzerin e ujit, aktivizoni dispanzerin duke shtypur me anë të filxhanit dorezën për dispenzionin e ujit. Zbrazeni dispanzerin dhe mbusheni përsëri.