Janë disa arsye pse frizi juaj nuk ftohë sa duhet. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Jepni kohë pajisjes tuaj të sapoinstaluar që të ftohet
Alarmi i temperaturës së lartë ose treguesi i dritës së kuqe do të ndizet kur frigoriferi juaj të lidhet për herë të parë në rrjet elektrik. Kjo do të thotë që temperatura brenda pajisjes tuaj është akoma shumë e ngrohtë. Mbani derën e frigoriferit të mbyllur dhe drita do të shuhet për disa orë.
Mos futni ushqim të ngrohtë në pajisje
Frizit i duhet kohë më e gjatë që të stabilizojë temperaturën e brendshme kur futni ushqim të ngrohtë. Pritni që ushqimi të ftohet para se ta futni në friz.
Kontrolloni për vrima, plasaritje ose çarje të vulave të derës
Ajri i ftohtë në pajisjen tuaj duhet të jetë i izoluar mirë nga temperaturat e jashtme. Kontrolloni të shikoni nëse ka ndonjë hapësirë në vulën e derës dhe në kabinet. Nëse shikoni ndonjë hapësirë, përshtatni vulën e derës duke e shtyer nga dera me gishta.
Nëse dera nuk mbyllet mirë, provoni të pastroni vulat me një leckë të butë ose me sfungjer dhe me ujë të ngrohtë. Mos përdorni produkte abrazive pasi që mund të dëmtojnë vulat. Nëse ekziston ndonjë hapësirë, duhet të zëvendësoni vulat. Në këtë rast kontaktoni servisin e autorizuar.
Mos e hapni derën shumë shpesh dhe mos e mbani të hapur shumë gjatë
Ngrica krijohet para së gjithash për shkak të ndërveprimit nga lëshimi i ajrit të ngrohtë në friz. Për të shmangur këtë, mos e hapni derën shumë shpesh dhe mos e lini të hapur për një kohë të gjatë.
Kontrolloni për krijimin e ngricave
Kontrolloni frizin për krijimin e ngricave, Nëse në muret e brendshme është krijuar shtresë e ngrirjes që shihet, duhet të shkrini pajisjen manualisht.
Për më shumë informacione lidhur me shkrirjen e frizit, kontrolloni manualin e përdorimit. Nëse keni vështirësi që të gjeni manualin tuaj, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.
Nëse frizi juaj Beko posedon opsionin pa-ngrica, nuk do të keni nevojë që ta shkrini pajisjen manualisht. Seria e frizëve tanë me opsionin Frost-Free parandalon krijimin e akullit duke larguar ajrin e ngrohtë që hyn në kabinet.
Për më shumë informacione lidhur me shkrirjen e frizit, kontrolloni manualin e përdorimit. Nëse keni vështirësi që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.
Përfitoni nga opsioni MinFrost®
Frizët Beko me MinFrost® Technology zvogëlojnë dukshëm krijimin e akullit, që do të thotë se nevojiten më pak cikle të shkrirjes.