Temperatura e rekomanduar e frizit është -15 °C. Nëse e keni cilësuar temperaturën siç duhet por ushqimi shkrihet akoma, shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Mos e hapni derën shumë shpesh dhe mos e mbani të hapur shumë gjatë
Frizi duhet të mbajë ajrin brenda ngrirjes në një temperaturë të caktuar që të jetë në gjendje ta mbajë ushqimin të ngrirë. Nëse dera e frizit hapet shumë shpesh ose mbahet e hapur për periudha të gjata kohore, ajri i ngrohtë do të hyjë në friz dhe do të rrisë temperaturën e ajrit brenda.
Kontrolloni për krijimin e ngricave
Kontrolloni frizin për krijimin e ngricave, Nëse në muret e brendshme është krijuar shtresë e ngrirjes që shihet, pajisja mund të mos e ketë arritur temperaturën e duhur. Në këtë rast duhet të shkrini pajisjen manualisht.
Për më shumë informacione lidhur me shkrirjen e frizit, kontrolloni manualin e përdorimit. Nëse keni vështirësi që të gjeni manualin tuaj, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.
Përfitoni nga opsioni MinFrost®
Frizët Beko me MinFrost® Technology zvogëlojnë dukshëm krijimin e akullit, që do të thotë se nevojiten më pak cikle të shkrirjes.