Ekzistojnë disa arsye për të cilat fshesa ka mundur të humbë fuqinë thithëse. Kontrolloni nëse diçka nga këshillat e dhëna mund të ju ndihmojë të zgjidhni problemin.
Kontrolloni rezervoarin ose qesen për pluhur
Nëse fshesa juaj e ka humbur fuqinë thithëse, është koha që të zbrazni rezervuarin ose qesen e pluhurit. Shumë fshesa elektrike Beko kanë një indikator ndriçues i cili tregon kur është mbushur qesja. Kjo është mënyra më e mirë që të dini nëse duhet të ndërroni qesen për pluhur apo jo.
Kontrolloni nëse filtrat janë bllokuar
Fshesat elektrike mund të kenë fitra të ndryshëm të shkumëzuar ose të rrjetëzuar. Nëse nuk pastrohen ose nuk ndërrohen rregullisht, filtrat pas një kohe mund të bllokohen. Për këtë arsye fshesa juaj elektrike mund të humbë fuqinë thithëse. Udhëzimet e përgjithshme se si të pastroni filtrat në fshesën tuaj kërkoni këtu.
Për më shumë informacione rreth filtrave në fshesën tuaj shikoni në manualin për përdorim. Nëse nuk mund ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.
Kontrolloni nëse gypi është bllokuar
Për shkak të gypit të bllokuar fshesa elektrike mund të humbë fuqinë thithëse. Shikoni çdo gyp dhe shtojcë veç e veç nëse kanë mbetur gjësende, pluhur ose toptha me qime, të cilat kufizojnë qarkullimin e ajrit. Gypin mund ta zhbllokoni me anë të një shkopi të gjatë ose me mbajtësen e një fshese të dorës.
Kontrolloni nëse gypi ka plasaritje ose çarje
Kontrolloni nëse gypi është i dëmtuar sepse ajri i cili kalon nëpër plasaritje ose të çara mund të jetë shkaku për humbjen e fuqisë thithëse. Nëse nuk shikoni asnjë plasaritje, kontaktoni servisin e autorizuar.
Kontrolloni nëse furça ose ruli janë bllokuar
Ktheni furçën mbrapsht dhe pastrojeni furçën ose rulin. Ato gjatë përdorimit mund të bllokohen ose të zihen për shkak të pluhurit ose të qimeve dhe në këtë mënyrë të zvogëlojnë fuqinë thithëse të furçës. Disa furça mund të ndahen, gjë që e lehtëson pastrimin. Për pjesët të cilat mund të ndahen shikoni manualin për përdorim sepse secili model mund të ketë udhëzime të ndryshme. Nëse nuk mund ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të produktit tuaj.
Kontrolloni nëse të gjitha pjesët janë përforcuar siç duhet
Bashkimet e lira mund jenë arsye për fuqinë e dobët thithëse të fshesës elektrike. Kontrolloni nëse rezervoari ose qesja për pluhur, gypi dhe furça janë përforcuar siç duhet.
Shqyrtoni problemet teknike
Nëse problemi edhe më tutje nuk është zgjidhur, ndoshta fshesa elektrike nuk është teknikisht në rregull. Nëse dyshoni që ky është problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.