Furra është një pajisje shumë e fortë që duhet të punojë për më shumë se një dekadë por mirëmbajtja e duhur është vendimtare që të zgjatë sa më shumë. Mbajtja e furrës pastër është rregull i artë, por ky artikull do të ju ofrojë disa këshilla të shpejta se si të kujdeseni për furrën tuaj.
01.
Mbajeni furrën të pastër
Një furrë e pastër është një furrë e lumtur, por duhet të pranojmë që pastrimi i saj është një ndër punët më të lodhshme të shtëpisë. Përpiquni të fshini derdhjet në të sa më shpejtë pasi që të ndodhin, ose menjëherë pasi që furra të ftohet mjaftueshëm! Nëse e lini ushqimin që të ngjitet, mbetjet me kalimin e kohës do të ulin efiqencën dhe mund të shkaktojnë tym.
02.
Përdorni mjete të duhura për pastrim
Gjithmonë përdorni një sfungjer dhe mjet për pastrimin e furrës së rekomanduar nga marka e furrës për të pastruar zgavrën e furrës- kimikalet e forta ose mjetet abrazive mund të dëmtojnë vijat. Nëse duhet të pastroni ushqime ose yndyrëra të forta, përdorni një gërryes plastike më mirë se sa të metaltë që të mos dëmtohen vijat e furrës.
03.
Përdorni vetëpastrimin pirolitik me masë
Edhe pse vetëpastrimi pirolitik është një opsion i dobishëm që kursen mundimin për të pastruar furrën, ajo funksionon duke e ngrohur zgavrën e furrës deri në temperaturë shumë të lartë për ta kthyer ushqimin në hi. Kjo është një ngarkesë e madhe për furrën dhe elementet ngrohëse, prandaj përpiquni të mbani furrën të pastër sa më shumë që të mundeni.
04.
Bëni kujdes për vulat e derës
Nëse vini re se vulat rreth derës së furrës janë plasaritur ose janë shqyer, atëherë duhet ti zëvendësoni. Vulat e prishura të derës së furrës do ta lëshojnë nxehtësinë të dalë jashtë dhe e detyrojnë furrën të punojë më shumë për të mbajtur temperaturën e dëshiruar.
05.
Mos vendosni folje në zgavrën e furrës
Mos vendosni folje në fund të furrës tuaj për të mbledhur derdhjet e ushqimit dhe të yndyrës. Sipërfaqja e argjendtë e foljes reflekton nxehtësi, që ndërpren shpërndarjen e nxehtësisë në furrë. Folja gjithashtu pengon ventilatorët brenda furrës.
Kjo është e gjitha! Furra juaj vërtetë kërkon shumë pak mirëmbajtje. Gjithçka që duhet të bëni është që ta mbani të pastër me pak TLC dhe ajo do të ju ndihmojë të përgatitni kryevepra kulinare me vite të tëra.