Ndërsa mund të jetë e dobishme për të përgatitur krijimet tuaja kulinare, pastrimi i furrës është një ndër punët më të lodhshme të shtëpisë. Lejoni këtë udhëzues që të ju sqarojë mënyrën më të mirë për të mbajtur furrën tuaj të pastër dhe të ju tregojë për disa teknologji të mençura të Beko-s të cilat e bëjnë tërë punën më të lehtë.
Pastrojeni rregullisht
Nëse keni një furrë tradicionale, është e rëndësishme që ta pastroni rregullisht. Yndyra dhe mbetjet e ushqimit mund të ngjiten shpejtë dhe sa më shumë që të gatuani, aq më të forta bëhen ato. Fshini derdhjet dhe spërkatjet para se të thahen dhe fshijeni furrën pas çdo përdorimi.
Hiqni të gjitha pjesët e ndashme, si tepsitë dhe raftet
Pra, pas çdo përdorimi, hiqni raftet dhe tepsitë dhe fshini mirë me sfungjer dhe me detergjent joabraziv. Pjesët anësore të rafteve mund të hiqen gjithashtu. Këto pjesë kryesisht mund të lahen edhe në enëlarëse.
Pastrimi i pjesës së brendshme
Tani mund të fshini sipërfaqen e zgavrës së furrës mirë me sfungjer, përsëri me një lloj detergjenti joabraziv.
Pastrimi i pjesës së jashtme: i panelit të kontrollit, butonave dhe derës së furrës
Kushtoni një kujdes të veçantë derës sepse këtu më së shumti mund të grumbullohet yndyra.
Nëse e keni lënë pa pastruar për një kohë të gjatë, atëherë as gërryerja e fortë nuk do të mjaftojë që të pastroni yndyrën! Ekzistojnë disa detergjente për pastrimin e furrës në treg por të gjitha ato përmbajnë kimikale të forta të cilat janë mjaft të pakëndshme për tu trajtuar. Ju premtojmë se nëse e bëni shprehi ta pastroni furrën pas çdo përdorimi, ia vlen.
Këtyre ditëve, teknologjia ka arritur të lehtësojë vështirësitë për pastrimin e furrës dhe ka disa truke për pastrimin e furrës Beko.
Përfitoni nga programet e vetëpastrimit
Nëse nuk keni dëgjuar për programet e vetëpastrimit të furrës, atëherë duhet të njoftoheni rreth pastrimit pirolitik, pastrimit me avull dhe paneleve katalitike.
Pastrimi pirolitik është më rigoroz nga të tri mënyrat. Furra ngrohet në temperaturë 480 ℃, dhe e djeg tërë ushqimin dhe yndyrën e fortë duke e shëndrruar në hi. Gjithçka që ju mbetet është të fshini hirin pasi të ketë përfunduar cikli i pastrimit.
Pastrimi me avull funksionon duke e liruar yndyrën dhe grimcat e ushqimit duke injektuar avull në zgavrën e furrës. Disa funksione kërkojnë që të shtoni ujë në tabaka. Teknologjitë e pastrimit si SteamShine® dhe SteamShine+® janë një mënyrë e shkëlqyer e pastrimit të furrës pa kimikale të forta.
Panelet katalitike absorbojnë yndyrën dhe i përdorin kimikalet me meçuri duke i kthyer në një pastrim të lehtë derisa furra është duke punuar.
Vini re dizajnin e derës
Dizajni i derës çuditërisht ka ndikim në faktin se sa lehtë mund të pastrohet furra, por Beko ka një zgjidhje për këtë gjithashtu. Opsioni PractiClean e bën pastrimin e brendshëm të derës duke hequr bulonat dhe duke ju mundësuar një sipërfaqe tërësisht të rrafshët për pastrim. Opsioni CleanZone® mbulon derën në një shtresë të veçantë oleofobike e cila i reziston grumbullimit të papastërtive.
Prandaj, sekreti për një furrë të pastër është pak disciplinë, por nëse keni fat, furra juaj mund të ketë ca truke për të lehtësuar gjërat.