Ju duhet më shumë mbështetje?
Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.
Ju duhet pak frymëzim?
Frizëtfrigoriferët e stilit amerikan Si të vendosni rrobalarësen Receta Eat Like A Pro (Hani si një profesionist)Nuk u gjetën në rezultate!
Çdo gjë që duhet të dini rreth
Më duhet ndihmë për
Fisheku i integruar në hekurin për hekurosje, kundër krijimit të gëlqeres është dizajnuar për të zvogëluar gëlqeren që krijohet me kalimin e kohës. Kjo do të zgjatë kohëzgjatjen e përdorimit të hekurit për hekurosje. Fisheku duhet të zëvendësohet pas çdo 30 litra ujë të përdorura.
Shumica e hekurave për hekurosje me gjeneratorë avulli Beko kanë një dritë treguese për të sinjalizuar kur fisheku ka nevojë të zëvendësohet. Ju lutemi përdorni fishekë të shitur vetëm nga tregtarët e autorizuar dhe qendrat e shërbimit.
Hiqeni fishekun e ri nga paketimi. Zhyteni në ujë për rreth një minutë për të rritur performancën. Hiqni hekurin nga priza dhe lëreni të ftohet para se të hiqni ndonjë pjesë. Shtypni dhe lëshojeni për të hequr fishekun e vjetër nga foleja dhe shtyjeni të riun brenda.
Për më shumë informacione rreth instalimit të fishekut kundër gëlqeres, konsultoni manualin e përdoroimit. Nëse keni vështirësi që ta gjeni, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.
Shkëputeni hekurin nga rryma dhe pritni që të ftohet. Zbrazeni rezervuarin e ujit nëse nuk e keni ndër mend ta përdorni për një kohë të gjatë.
Mos e mbështillni kabllin rreth hekurit. Mund ta mbështillni rreth folesë për mbështjelljen e kabllit, nëse modeli i hekurit tuaj ka një të tillë. Mbajeni hekurin për hekurosje në një sipërfaqe stabile.
Gjithmonë mbajeni hekurin largë nga arritja e fëmijëve.
Përdorni ujë çezme për hekurin tuaj. Pajisja juaj nuk është dizajnuar që të punojë me ujë të pijshëm ose ujë të distiluar. Nëse uji i çezmës është shumë i fortë, përdorni përzierje uji të pijshëm me ujë çezme.
Mos hidhni parfum, uthull ose lëngje të tjera në rezervuarin e ujit. Këto lëngje mund të dëmtojnë seriozisht hekurin ose rrobat tuaja.
Hekuri juaj do të fiket automatikisht nëse qëndron pa lëvizur në pozitë horizontale për 30 sekonda dhe pas 7 deri 10 minutave nëse qëndron në pozitë vertikale.
Hekurat për hekurosje me gjenerator avulli do të fiken automatikisht nëse hekuri qëndron pa lëvizur ose nëse asnjë buton nuk është shtypur për 10 minuta.
Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.
+35544509090 elektro-servis albania E Hёnё - E Shtunё 09:00 – 20:00 (call-center) E Dielё pushimGjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.