Ekzistojnë disa arsye pse ujit nga ngrohësja i vjen erë e keqe. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Sigurohuni që të përdorni ujë të pijshëm ose ujë të destiluar
Ngrohësja e ujit është dizajnuar që të vlojë vetëm ujë të pijshëm ose ujë të destiluar. Nuk duhet të përdorni lëngje të tjera në ngrohësen e ujit.
Kontrolloni për krijimin e gëlqeres
Me kalimin e kohës, krijohet gëlqere brenda ngrohëses së ujit.
Për të pastruar ngrohësen e ujit nga gëlqerja, mbusheni me ujë deri në nivelin MAX dhe vlojeni. Pasi të fiket ngrohësja e ujit, shkëputeni nga rryma. Shtoni dy gota uthull të bardhë ose një lugë gjelle limontoz në ujin e vluar. Lëreni përzierjen në ngrohësen e ujit për disa orë. Pastaj derdheni dhe shpëlajeni mirë brendinë e pajisjes. Mbusheni ngrohësen e ujit me ujë të pastër dhe vlojeni. Zbrazeni dhe shpëlajeni përsëri me ujë.
Mund të përsëritni këto hapa nëse ka mbetur ende gëlqere në të. Mund të përdorni edhe zbutës komercial për pastrimin e gëlqeres. Përmbajuni instruksioneve nga paketimi.