Ju duhet më shumë mbështetje?
Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.
Ju duhet pak frymëzim?
Frizëtfrigoriferët e stilit amerikan Si të vendosni rrobalarësen Receta Eat Like A Pro (Hani si një profesionist)Nuk u gjetën në rezultate!
Çdo gjë që duhet të dini rreth
Më duhet ndihmë për
Mundeni por duhet të jeni shumë të kujdesshëm.
Çfarëdo ene që përdorni, përkujdesuni që të mos jetë e mbushur përplot. Lëngjet e nxehta derdhen më lehtë se sa të ftohtat dhe janë më të rrezikshme nëse derdhen.
Mund të përdorni blenderin tuaj për të gatuar brumë nëse ka shtojca të përzierëseve të brumit. Por mbani në mend, blenderi juaj i dorës mund të tejngrohet nëse e përdorni shumë gjatë.
Për të parandaluar tejngrohjen, shmangni përdorimin e blenderit tuaj për më gjatë se 10 sekonda përnjëherësh dhe lëreni të pushojë për disa sekonda në mes të çdo përdorimi. Nëse tejngrohet, lëreni të pushojë për disa sekonda para çdo përdorimi të sërishëm.Nëse tejngrohet, lëreni të ftohet para se ta përdorni përsëri.
Blenderët e dorës punojnë më së miri me përbërës të lëngshëm si supë, vezë ose pure. Varësisht nga fuqia e motorit të blenderit, mund të punojë me përbërës të forte por me kalimin e kohës mund të topiten thikat.
Për përbërës shumë të fortë si kafja, kubet e akullit, arra e muskatit, drithërat ose kockat, përdorni blenderin e tavolinës ose grirësin e ushqimit.
Për shkak të sigurisë tuaj nuk ju rekomandojmë që të përdorni blenderin e tavolinës për ushqime të nxehta. Nëse dëshironi të përgatitni ushqim të nxehtë si supa, përbërësit që futen në blender duhet të jenë të ftohta ose të vakëta.
Për të përgatitur dhe për të gatuar supë të nxehtë që nga fillimi, më mirë përdorni aparat për përgatitjen e supës.
Nëse blenderi juaj është i pajisur me përzierëse brumi, mund ta përdorni për të gatuar brumë.
Blenderët e tavolinës vijnë me fuqi të ndryshme të motorit. Nëse blenderi juaj është duke punuar në skajin më të dobët të shkallës, ai mund të tejngrohet nëse e përdorni për një kohë më të gjatë. Për të parandaluar tejngrohjen, përdoreni pajisjen me ndërprerje. Nëse tejngrohet, lëreni të ftohet para se ta përdorni përsëri.
Blenderi juaj i dorës mund të tejngrohet nëse e përdorni për një kohë të gjatë.
Për të parandaluar tejngrohjen, shmangni përdorimin e blenderit tuaj për më shumë se 10 sekonda përnjëherësh dhe lëreni të pushojë për disa sekonda para çdo ndezje të radhës. Nëse tejngrohet, lëreni të ftohet para se ta përdorni përsëri.
Para se të përdorni blenderin për herë të parë, pastroni të gjitha pjesët të cilat vijnë në kontakt me ushqimin. Mbajeni blenderin të hequr nga rryma derisa i kontrolloni thikat dhe mos i prekni me duar të zhveshura.
Pastroni pjesët e pajisjes me ujë të ngrohtë duke përdorur sasi të vogël të pastruesit të butë. Thani të ghitha pjesët mirë para përdorimit.
Pajisja juaj duhet të punojë në sipërfaqe të rrafshëta. Përkujdesuni që blenderin ta vendosni në sipërfaqe të rrafshët para përdorimit.
Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.
+35544509090 elektro-servis albania E Hёnё - E Shtunё 09:00 – 20:00 (call-center) E Dielё pushimGjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.