Çdo gjë që duhet të dini rreth

Blender

Pyetjet dhe përgjigjet

Pjesët e ndara të blenderit zakonisht janë të sigurta për t’i larë në enëlarëse.Për të parë se cilat pjesë të blenderit mund të futen në enëlarëse, konsultoni manualin për përdorim. Nëse keni vështirësi që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes.

 

Lëreni blenderin që të ftohet para se të filloni ta pastroni. Përdorni një leckë të butë për të pastruar njësinë e motorit. Mos harroni të pastroni shtojcat për bluarje dhe gotën matëse menjëherë pas përdorimit. Pastrojini me ujë të ngrohtë me sapun dhe thani mirë. 

Pjesët e ndara të blenderit zakonisht janë të sigurta për t’i larë në enëlarëse.Për të parë se cilat pjesë të blenderit mund të futen në enëlarëse, konsultoni manualin për përdorim. Nëse keni vështirësi që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes. 

 

Lëreni blenderin që të ftohet para se të filloni ta pastroni. Përdorni një leckë të butë për të pastruar njësinë e motorit. Mos harroni të pastroni ibrikun menjëherë pas çdo përdorimi, duke përdorur ujë të ngrohtë me sapun. Lërini pjesët që të thahen para se ti instaloni.

Pajisja mund të tejngrohet nëse e përdorni për një kohë të gjatë. Për të parandaluar tejngrohjen mos e përdorni blenderin më shumë se 10 sekonda përnjëherë. Lëreni blenderin që të pushojë pak pas çdo 10 sekondave. Nëse tejngrohet, lëreni të ftohet për një minutë. 

Mundeni por duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

 

Çfarëdo ene që përdorni, përkujdesuni që të mos jetë e mbushur përplot. Lëngjet e nxehta derdhen më lehtë se sa të ftohtat dhe janë më të rrezikshme nëse derdhen. 

Mund të përdorni blenderin tuaj për të gatuar brumë nëse ka shtojca të përzierëseve të brumit. Por mbani në mend, blenderi juaj i dorës mund të tejngrohet nëse e përdorni shumë gjatë. 

 

Për të parandaluar tejngrohjen, shmangni përdorimin e blenderit tuaj për më gjatë se 10 sekonda përnjëherësh dhe lëreni të pushojë për disa sekonda në mes të çdo përdorimi. Nëse tejngrohet, lëreni të pushojë për disa sekonda para çdo përdorimi të sërishëm.Nëse tejngrohet, lëreni të ftohet para se ta përdorni përsëri.  

Blenderët e dorës punojnë më së miri me përbërës të lëngshëm si supë, vezë ose pure. Varësisht nga fuqia e motorit të blenderit, mund të punojë me përbërës të forte por me kalimin e kohës mund të topiten thikat.

 

Për përbërës shumë të fortë si kafja, kubet e akullit, arra e muskatit, drithërat ose kockat, përdorni blenderin e tavolinës ose grirësin e ushqimit. 

Për shkak të sigurisë tuaj nuk ju rekomandojmë që të përdorni blenderin e tavolinës për ushqime të nxehta. Nëse dëshironi të përgatitni ushqim të nxehtë si supa, përbërësit që futen në blender duhet të jenë të ftohta ose të vakëta.

 

Për të përgatitur dhe për të gatuar supë të nxehtë që nga fillimi, më mirë përdorni aparat për përgatitjen e supës.

Blenderët e favolinës janë të dizajnuar për të bluar përbërës të llojllojshëm me teksturë të ndryshme. Ata mund të përdoren për përbërës si fruta, mish, peshk, bimë, arra, djath, bukë, vezë dhe qepë. Varësisht nga fuqia e motorit të blenderit, mund të thyeni edhe akull.  
general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+35544509090 elektro-servis albania E Hёnё - E Shtunё 09:00 – 20:00 (call-center) E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.

Beko