Duke qenë se enëlarësja juaj merret me pjata të ndotura dhe tiganët me yndyrë, nuk është çudi pse vjen pakëz erë. Sigurisht, mënyra më e mirë që enëlarësja të vijë erë të mir; është pastrimi i rregullt por ja disa sugjerime shtesë që do të ju ndihmojnë të largoni erërat e këqia.
Mos i lini enët e ndotura të rrijnë brenda enëlarëses për një kohë të gjatë
Enët e ndotura që rrijnë brenda enëlarëses zakonisht janë arsyeja pse vjen erë e keqe. Gjithmonë pastroni pjatat dhe enët para se ti futni në enëlarëse ose përdorni ciklin e shpëlarjes nëse modeli përmban këtë program.
Nëse keni fat, enëlarësja juaj mund të ketë një teknologji si, IonGuard®, e Bekos që lëshon jone për të neutralizuar erërat.
Mbajeni pastër
Pjesa e brendshme e enëlarëses tuaj rregullisht merret me mbeturinat dhe yndyrërat dhe duke qenë se është një ambient i nxehtë dhe i lagësht, mund të jetë një vend i përsosur për zhvillimin e bakterieve me erë të keqe dhe myk. Fshijeni brendinë e enëlarëses tuaj periodikisht por bëni kujdes që të mos përdorni mjete abrazive për pastrim. Është gjithashtu ide e mirë që të aktivizoni ciklin e vetë-pastrimit siç është programi InnerClean i Beko-s, që ngroh brendinë e enëlarëses për të shkatërruar bakteriet dhe mikrobet.
Pastroni filtrin
Sigurohuni që të mbani filtrin e enëlarëses tuaj të pastër, pasi që mbeturinat e ushqimit mund të ngjiten dhe nëse fillojnë të kalben mund të bien.
Filtrat Beko EverClean™ kanë nevojë për 4 herë më pak pastrim. Sistemi për spërkatjen e ujit spërkat ujë nga brenda dhe e pastron nga brenda.
Përdorni detergjentin e duhur për pastrim
Gjithmonë përdorni detergjentin, kripën dhe mjetet shpëlarëse të dizajnuara posaçërisht për enëlarëse. Përdorimi i çfarëdo mjeti tjetër përveç që do të shkaktojë erë të keqe, potencialisht mund të dëmtojë pajisjen gjithashtu.