Çdo gjë që duhet të dini rreth

Enëlarëset

Pyetjet dhe përgjigjet

Rekomandohet që të pastroni filtrin e kullimit të enëlarëses një herë në muaj për të parandaluar erërat e këqia. Është I vendosur në fund të kazanit të enëlarëses.

 

Për të pastruar filtrin e kullimit, tërhiqni raftin e poshtëm nga enëlarësja. Hiqni filtrin nga pjesa e poshtme e pajisjes duke e tërhequr nga lartë, pastaj pastrojeni nën vrushkull uji.

 

Shumica e enëlarëseve Beko vijnë me filtrin EverClean™. Ky tipar ka një sistem të posaçëm të spërkatjes që pastron filtrin e kullimit nga brenda. Për shkak të filtrit  EverClean™ enëlarësja Beko do të marrë katër herë më pak kohë për pastrim.

 

Për më shumë informacione si të pastroni filtrin e kullimit të enëlarëses, shikoni udhëzimin për pastrimin e enëlarëses. 

Enëlarësja duhet të qëndrojë e nivelizuar dhe e ekuilibruar mirë në këmbët e veta për të punuar në mënyrë adekuate. Provoni të lëkundni pajisjen nga njëra anë në tjetrën dhe para-mbrapa. Nëse dridhet shumë, dyshemeja juaj ose këmbët e pajisjes nuk janë të barabarta. 

 

Përdorni një nivelizues për të kontrolluar ekuilibrin e pajisjes. Nëse nuk është në rregull, përshtatni këmbët duke rrotulluar bulonat nën pajisjes. Rrotulloni këmbët në drejtim të akrepave të orës dhe në drejtim të kundërt të akreave të orës derisa qëndrojnë në nivel të rrafshët me dyshemenë. Shtrëngoni të gjitha bulonat përsëri me dorë.  

Zorrët e enëlarëses Beko jane të gjata 1.5 m.

Mund t’i keni vënë enët në mënyrë të gabuar ose e keni stërmbushur enëlarësen tuaj. Radhitni enët mirë ashtu që të mos prekin njëra tjetrën ose pjesët lëvizëse të enëlarëses.

 

Nëse nuk i vendosni enët siç duhet në enëlarëse, uji i spërkatur gjatë ciklit të larjes mund të shkaktojë goditjen e enëve, gërvishtjet apo edhe thyerjen e njëri-tjetrit.

 

Nëse problemi vazhdon, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Këto zhurma zakonisht ndodhin në tubacionet e ujit. Forca e ujit në hyrje mund të shkaktojë zhurmën e tubave ndërsa mbyllet valvula e ujit në enëlarëse. Ky efekt njihet si "çekiç uji" dhe është çështje hidraulike shtëpiake. Gjithashtu, kontrolloni nëse tubat në pjesën e pasme të pajisjes po përplasen me të.

 

Nëse zhurma është shumë e zëshme ose nëse mendoni se dëmtimi është shkaktuar në mure ose në gypat e ujit, kërkoni ndihmën e hidraulikut të kualifikuar. 

Është normale të dëgjohet një zhurmë klikuese gjatë ciklit të larjes së enëlarëses. Zhurma klikuese vjen ose nga paneli i kontrollit elektrik ose nga tajmeri. Kjo nuk është prishje.

 

Nëse zhurma ëshë ritmike, arsyeja mund të jetë ndonjë gjësend brenda tubit të enëlarëses. Nëse dyshoni se kjo mund të jetë arsyeja, ndaloni punën e pajisjes dhe kulloni ujin që të hiqni objektin.

 

Nëse pajisja juaj nuk ëshë duke punuar normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

Është normale të dëgjosh një zhurmë grumbulluese gjatë ciklit të larjes së enëve. Bombola e detergjentit e bën këtë zhurmë derisa hapet kapaku. Kjo nuk është ndonjë prishje dhe do të paraqitet në gjysmën e ciklit të larjes.

 

Nëse pajisja nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar.

Është normale të dëgjosh një zhurmë gumëzhitëse derisa është duke punuar pajisja juaj. Enëlarëset i kanë disa pjesë si pompa e kullimit që gumëzhin zëshëm. Kjo nuk është prishje.

 

Nëse pajisja juaj nuk punon normalisht derisa e bën këtë zhurmë, kontaktoni servisin e autorizuar. 

general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+35544509090 elektro-servis albania E Hёnё - E Shtunё 09:00 – 20:00 (call-center) E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.

Beko