Main content starts here

Çdo gjë që duhet të dini rreth

Enëlarëset

Pyetjet dhe përgjigjet

Nuk rekomandohet hapja e derës së enëlarëses derisa është në mesin e ciklit të larjes. Nëse e hapni, varësisht nga ajo se në çfarë faze të programit është enëlarësja, uji i ngrohtë ose avulli mund të dalin nga pajisja, që mund të shkaktojnë lëndime serioze. Më së miri është që të mos e hapni derën e enëlarëses derisa pajisja është duke punuar. 

Mjeti shpëlarës dhe kripa e enëlarëses janë dy preparate që sigurojnë performancë më të mire të larjes dhe tharjes së enëve. Kripa e enëlarëses shitet në formë granulash dhe ndihmon që njësia e brendshme e zbutësit të enëlarëses të zvogëlojë fortësinë e ujit të çezmës.

 

Ndiqni udhëzimet në manualin tuaj të përdorimit për të matur nivelin e fortësisë së ujit. Nëse keni vështirësi që të gjeni manualin tuaj, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.

 

Nëse uji juaj është i butë (<5dH), mos përdorni kripë pasi që mund të gërvishtë ose të dëmtojë enët e qelqit. Nëse uji është më i fortë, rekomandohet përdorimi i kripës.

 

Kur ndizet drita e kripës në enëlarëse, është koha ta rimbushni. Rezervuari i kripës ndodhet në pjesën e brendshme të pajisjes tuaj, poshtë dhe në të majtë të raftit të enës së poshtme. Për të hyrë në të, tërhiqni raftin e poshtëm dhe hiqni kapakun mbrojtës të rezervuarit të kripës. Hidhni kripë derisa të arrijë majën e rezervuarit, pastaj mbyllni kapakun.

 

Rezervuari i kripës së enëlarëses përmbanë ujë dhe ky ujë mund të derdhet derisa e mbushni rezervuarin me kripë. Kripa gjithashtu mund të derdhet nëpër vaskën e pajisjes dhe të shkaktojë gërvishtjen e enëve të qelqit. Për të minimizuar derdhjen e kripës, përdorni një hinkë që vjen bashkë me pajisjen tuaj Beko, për të hedhur kripën në pajisje dhe fshijeni tërë kripën e derdhur brenda në pajisje. Granulat e kripës nën kapak do të shkrihen gjatë paralarjes dhe mund të shkaktojnë çlirimin e kapakut. Kontrollojeni kapakun në fund të larjes dhe mbylleni mirë. 

Mjeti për shpëlarje dhe kripa e enëlarëses janë preparate që sigurojnë performancën më të mirë të larjes dhe të tharjes së enëve nga enëlarësja juaj. Mjeti shpëlarës shpërndan ujin nga sipërfaqja e enëve tuaja gjatë shpëlarjes përfundimtare dhe ndihmon me procesin e tharjes. Ajo parandalon pikat e ujit që të thahen në enët tuaja dhe nuk lë shenja të ujit.

 

Nëse ndizet drita e mjetit shpëlarës, është koha që ta rimbushni. Rezervuari i mjetit shpëlarës është i vendosur në pjesën e brendshme të derës së enëlarëses, afër rezervuarit të detergjentit. Hapeni kapakun e rezervuarit, hidhni mjet shpëlarës deri sa të mbushet rezervuari dhe mbylleni kapakun përsëri. 

Nëse dëshironi që enëlarësja të përfundojë ciklin e larjes me vonesë, mund të vononi startin ose të cilësoni kohën e përfundimit të programit të përzgjedhur në enëlarësen tuaj (varësisht nga modeli i pajisjes tuaj). Kjo është posaçërisht e dobishme nëse kostoja e rrymës ose e ujit është më e ulët në një kohë të caktuar të ditës.

 

Për të cilësuar një program të vonuar, mbusheni pajisjen me enë dhe përzgjidhni programin bashkë me funksionet shtesë. Shtypni butonin e funksionit Time Delay për të cilësuar kur dëshironi që pajisja të fillojë punën. Mbylleni derën e pajisjes. Pasi të përfundojë koha e vonuar, programi i përzgjedhur do të fillojë automatikisht. Derisa funksioni Time Delay është aktiv, ju nuk mund të bëni ndryshime në programin e larjes, nuk mund të përdorni funksione shtesë ose të caktoni periudhë tjetër vonese.  

 

Për të anuluar funksionin Time Delay, hapeni derën e enëlarëses dhe mbani butonat  Programme Selection/Programme Cancel njëkohësisht për tre sekonda. Pastaj mbylleni derën e pajisjes dhe pritni që të përfundojë procesi i zbrazjes së ujit.

 

Për më shumë informacione, shikoni udhëzimin e programeve dhe cilësimeve të enëlarëses Beko. 

Përkujdesuni që të përdorni detergjent enkas për enëlarëse. Ekzistojnë tre lloje të detergjentit për enëlarëse:

-Detergjent me granula ose pluhur

- Paketime me tableta ose xhel

- Detergjente të lëngshme ose në formë xheli

 

Mos përdorni sapun të lëngshëm për larjen e enëve, sapun për larjen e duarve, zbardhues, uthull ose ndonjë kimikat tjetër në asnjë rrethanë, pasi që këto produtke zvogëlojnë performancën e enëlarëses tuaj, shkaktojnë ndryshkjen e pjesëve metalike dhe mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e pajisjes tuaj. 

Kontrolloni udhëzimet e prodhuesit para se të futni enët në enëlarëse. Fatkeqësisht, këtë informacion nuk e përmbajnë etiketat e tyre.

 

Si rregull, mos futni në enëlarëse enët që kanë pjesë të ngjitshme, enët e ngjyrosura me dorë ose enë porcelani me detaje ari ose argjendi. Gjithashtu, tenxheret dhe tiganët e aluminit ose të mbështjellura me alumin mund të shkaktojnë gërvishtjen e enëve të qelqit.

 

Ja lista e enëve të cilat nuk duhet t’i lani në enëlarese:

- Hekur

- Kristal

- Xham i fryrë me dorë dhe i pikturuar me dorë

- Enë prej druri

- Tava jo ngjitëse

- Tava bakri

- Plastikë e butë

- Enë prej alumini

- Alumin i flakëruar

- Enët me detaje ari

- Kriklla

- Asnjë enë që përmban ngjitës

- Kineze (të ngjyrosura me dorë ose antike)

- Qeramikë e ngjyrosur me dorë/enë guri

- Enë me llak

- Enë të kallajisura

Çdo enëlarëse Beko ka një numër serik unik. Është i vendosur në pjesën e djathtë të kornizës së derës. 
More Suppport Image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+35544509090 elektro-servis albania E Hёnё - E Shtunё 09:00 – 20:00 (call-center) E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.

Beko