Ekzistojnë disa arsye pse enëlarësja nuk i thanë enët siç duhet. Ju lutemi shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë që të zgjidhni problemin.
Përkujdesuni që të radhitni mirë enët në enëlarëse
Ndoshta po radhitni enët gabimisht ose po e mbingarkoni enëlarësen tuaj. Sigurohuni që të gjitha pjatat tuaja janë të radhitura siç duhet dhe që ato nuk janë duke prekur njëra-tjetrën ose pjesët në lëvizje të enëlarëses, për një performancë optimale të kullimit.
Nëse nuk i radhitni enët siç duhet, gotat e lehta nga plastika mund të lëvizin, të rrotullohen dhe të mbushen me ujë. Enët mund të pengojnë hapjen e kapakut të bombolës së detergjentit ose lëvizjen e krahëve spërkatëse.
Rrotulloni krahët e spërkatjes pasi të keni radhitur enët për tu siguruar që mund të lëvizin lirshëm. Shikoni udhëzimet tona për më shumë informacione se si të radhitni enët në enëlrëse.
Përdorni mjet shpëlarës
Enëlarësja mund të ketë mbetur pa mjet shpëlarës ose mund të ketë ndonjë problem me lirimin e tij në pajisje. Mjeti për shpëlarje shpërndan ujin nga sipërfaqja e enëve tuaja gjatë shpëlarjes përfundimtare dhe ndihmon në procesin e tharjes. Kjo parandalon tharjen e njollave në enë dhe mbetjen e njollave të ujit.
Kur ndizet drita e shpëlarësit në enëlarësen tuaj, është koha që ta rimbushni. Rezervuari i mjetit të shpëlarjes ndodhet në pjesën e brendshme të derës së enëlarëses tuaj, pranë rezervuarit të detergjentit. Hapni mbulesën e rezervuarit, derdhni mjetin për shpëlarje derisa rezervuari të mbushet dhe mbyllni kapakun.
Kujdesuni që të hapni derën pasi të përfundojë cikli i larjes
Pikat e ujit mund të kthehen përsëri në enët tuaja nëse lini derën e enëlarëses të mbyllur pas ciklit të larjes. Mund të ndodhë që enëlarësja juaj thanë enët siç duhet, por ajri i nxehtë dhe i lagësht brenda pajisjes krijon pika uji ndërsa ajri ftohet brenda.
Sigurohuni që të hapni derën e enëlarëses tuaj pasi të përfundojë cikli dhe lëreni pak të hapur që të dalë ajri i nxehtë. Disa enëlarëse Beko posedojnë opsionin Auto Door Opening e cila hap derën kur mbaron cikli i larjes për të nxjerrë ajrin e lagësht.
Sigurohuni që të aktivizoni funksionin e detergjentit të tabletave kur përdorni tableta
Detergjentet me tableta janë më pak efikase në shpëlarje dhe tharjen e enëve. Për të kompensuar këtë, enëlarësja mund të programohet posaçërisht për të punuar me detergjentë tabletash.
Disa enëlarëse Beko posedojnë sensorë Auto Tablet të cilët mund të tregojnë nëse jeni duke përdorur detergjent tabletash. Nëse enëlarësja nuk e ka këtë funksion, sigurohuni që të aktivizoni manualisht cilësimin e detergjentit të tabletave kur përdorni tableta. Tabletat nuk rekomandohen për programe të shkurta.
Për më tepër, megjithëse disa tableta kanë një formulë 2-në-1, rekomandohet që të përdorni mjete shpëlarëse me këto tableta.
Përkujdesuni që të zgjidhni programin e duhur
Programin e larjes që e keni zgjedhur mund të mos jetë i përshtatshëm për llojin e enëve që dëshironi të pastroni. Sigurohuni të zgjidhni programin e duhur të larjes për llojin e ngarkesës së enëve që lani.
Mbani në mend se plastika dhe Tefloni është vështirë të thahen
Plastika nuk e mbanë aq shumë nxehtësinë sa materialet e tjera si qelqi ose porcelani, dhe tensioni sipërfaqësor i Teflonit mund të bëjë që pikat e ujit të mbeten. Kjo do të thotë që enët e gatimit të bëra nga këto materiale mund të qëndrojnë të lagura ndërsa të tjerët janë plotësisht të thata.
Shumica e enëlarëseve Beko kanë teknologjinë AquaFlex® e cila siguron rezultatet më të mira të tharjes, madje edhe për plastikën dhe Teflonin.
Shmangni larjen e enëve të kuzhinës me sipërfaqe të dëmtuara
Uji mund të mos thahet plotësisht nëse sipërfaqet e enëve janë të dëmtuara. Pikat e ujit mund të mbeten në pore ose të zhyten edhe pas ciklit të larjes dhe tharjes. Shmangni larjen e këtyre enëve në enëlarëse.
Kini parasysh problemet teknike
Nëse problemi vazhdon, mund të ketë pengesa në elementin e ngrohjes së enëlarëses ose në termostat. Nëse dyshoni se këto mund të jenë problemet, kontaktoni servisin e autorizuar.