Ekzistojnë disa arsye pse kondicioneri nuk ftohë fare ose nuk ftohë ashtu siç duhet. Shikoni nëse disa nga këshillat e dhëna mund të ju ndihmojnë që të zgjidhni problemin.
Sigurohuni që pajisja të jetë instaluar siç duhet
Kondicionerin tuaj duhet ta instalojnë agjentët e servisit të autorizuar. Nëse instalimi ose lidhjet e njësive nuk bëhen siç duhet, kondicioneri mund të mos punojë siç duhet.
Sigurohuni që pajisja të jetë instaluar në vendin e duhur
Në performancën e pajisjes tuaj ndikon nëse ka ndonjë burim nxehtësie në afërsi. Shmangni instalimin e kondicionerit në afërsi të pajisjeve të cilat lëshojnë nxehtësi siç janë furrat ose pllakat.
Bëni kujdes që kapaciteti ftohës i kondicionerit të jetë i përshtatshëm për madhësinë e dhomës
Kondicioneri juaj mund të jetë instaluar në një dhomë më të madhe se sa hapësira të cilën mund ta mbulojë. Kondicionerët kanë vlera te ndryshme të BTU të cilat në esencë përcaktojnë kapacitetin e ftohjes së pajisjes. Shikoni specifikacionet e modelit tuaj dhe krahasoni me dhomën në të cilën është instaluar. Ndoshta duhet ta zëvendësoni ose ta vendosni njësinë në ndonjë vend tjetër.
Kontrolloni rregullimet e temperaturës
Në mënyrë që kondicioneri të fryjë ajër të ftohtë, temperatura duhet të rregullohet në temperaturë që është më e ulët se sa temperatura aktuale në dhomë. Kontrolloni temperaturën e rregulluar dhe uleni atë nëse dëshironi të keni ajër më të ftohtë.
Shikoni nëse filtrat jane të ndotur ose të zënë
Filtrat e ajrit duhet të kontrollohen dhe të pastrohen në çdo tre muaj ose çdoherë kur punojnë me kapacitet më të ulët. Nëse filtrat e ajrit janë të ndotur ose të zënë, ajri i ftohtë që prodhohet nga kondicioneri nuk do të qarkullojë siç duhet në tërë dhomën. Për të pastruar filtrat, konsultoni manualin e përdorimit pasi që çdo model mund të ketë instruksione të ndryshme. Nëse keni vështirësi të gjeni manualin e përdorimit, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. Mundeni gjithashtu të kontaktoni servisin e autorizuar për të pastruar mbështjellësit e avulluesit dhe kondensatorit.
Shikoni nëse mbështjellësit e avulluesit ose kondensatorit janë të ndotur ose të zënë
Ndotja e mbështjellësit të avulluesit dhe kondensatorit mund të shkaktojnë zvogëlimin e performancës së kondicionerit. Për të pastruar filtrat, konsultoni manualin e përdorimit pasi që çdo model mund të ketë instruksione të veçanta. Nëse keni vështirësi të gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj. Gjithashtu, mund të kontaktoni servisin e autorizuar për të pastruar mbështjellësin e kondensatorit dhe të avulluesit.
Kontrolloni nëse ka pengesa në hyrjen dhe daljen e ajrit
Kondicioneri thith ajrin nëpër ventilatorët thithës dhe e nxjerr nëpërmjet ventilatorëve të jashtëm. Qarkullimin e ajrit mund ta pengojnë pengesat (siç janë perdet, gjësendet në shtëpi, etj.) dhe ndotjet e grumbulluara në hyrje dhe dalje të ajrit. Kontrolloni hyrjen dhe daljen e ajrit dhe pastrojeni sipas nevojës. Nëse kondicioneri juaj ka njësi të jashtme, kontrolloni edhe ventilatorët e hyrjes dhe daljes.
Përkujdesuni që ajri të mos dalë nga dhoma
Qarkullimi i ajrit në dhomë duhet të kufizohet në mënyrë që kondicioneri të punojë me rregull. Kontrolloni dritaret, dyert dhe hapësirat e ventilimit. Mbyllni të gjitha në mënyrë që ajri të mos dalë nga dhoma.
Kontrolloni nëse temperatura në dhomë është shumë e lartë
Ftohja e ajrit mund të zgjatë pak më shumë, posaçërisht nëse koha është e nxehtë, kurse lagështia e ajrit e lartë. Në ditë të tilla, pritni pak më gjatë që kondicioneri të ftohë ajrin në dhomë. Kondicionerët Beko kanë funksionin Jet Mode i cili mundëson ftohjen më të shpejtë të ajrit.
Kontrolloni nëse është aktiv regjimi i ventilatorit
Nëse është përzgjedhur regjimi i fryrjes (Fan Mode) ajri do të fryjë nga pajisja pa ftohur ose pa ngrohur. Rregulloni regjimin e punës në ftohje.
Kontrolloni nëse ftohësi i kondicionerit është zvogëluar ose është shpenzuar i tëri
Ndoshta nuk ka mbetur mjet ftohës në kompresor. Në këtë rast, kontaktoni servisin e autorizuar dhe kërkoni rimbushjen e kompresorit sipas nevojës.
Shqyrtoni problemet teknike
Nëse problemi vazhdon, kondicioneri juaj mund të ketë probleme teknike. Nëse dyshoni të ketë probleme të tilla, kontaktoni servisin e autorizuar.