Ekzistojnë disa arsye për të cilat mund të rrjedhë njësia e brendshme e kondicionerit tuaj. Fikeni dhe shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojnë të zgjidhni problemin.
Kontrolloni nëse pajisja është instaluar në mënyrë të drejtë
Kondicionerin duhet ta instalojë servisi i autorizuar. Nëse instalimi ose lidhjet në mes të njësive nuk janë bërë siç duhet, ndoshta kondicioneri nuk do të punojë siç duhet.
Shikoni nëse filtrat janë të ndotur ose të zënë
Filtrat e ajrit duhet të pastrohen çdo 3 muaj ose posa të vini re se pajisja punon me kapacitet më të dobët. Nëse filtrat e ajrit janë të ndotur ose të zënë, ajri i ftohtë të cilin e prodhon kondicioneri juaj nuk do të qarkullojë siç duhet nëpër dhomë.
Shikoni manualin e përdorimit për të mësuar se si duhet të pastroni filtrat sepse modelet e pajisjeve mund të ndryshojnë. Nëse nuk mund ta gjeni udhëzimin, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.
Gjithashtu mund të kontaktoni servisin e autorizuar për pastrimin e avulluesit dhe mbështjellësit të kondensatorit.
Kontrolloni lidhjet e gypave
Kontrolloni gypat për kullimin e ujit dhe lidhjet e tyre. Nëse nuk janë të shtrënguara mirë, uji mund të rrjedhë. Gypi i ujit mund të vendoset i kthyer nga poshtë dhe nuk duhet të lakohet dhe as të përkulet, në mënyrë që uji të qarkullojë normalisht.
Shqyrtoni problemet teknike
Nëse problemi nuk është zgjidhur akoma, ndoshta kondicioneri ka probleme teknike. Nëse dyshoni se problemi mund të jetë teknik, kontaktoni servisin e autorizuar.