Sigurisht shpesh ju duket joshëse që vetëm të futni rrobat në rrobalarësen tuaj, të përzgjidhni gjithmonë programin e njëjtë, të mbyllni derën dhe të mbani grushtat. Realiteti është i tillë që në këtë mënyrë sigurisht nuk do të përdorni rrobalarësen tuaj në mënyrë optimale. Për fat të mirë, ekziston ky manual për të ju sqaruar si të mbushni rrobalarësen në mënyrën e duhur, për të arritur rezultate më të mira të larjes dhe për kujdesin optimal ndaj rrobave.
Klasifikoni rrobat
Futja e çorapeve në makinën e mbushur me rroba të bardha është një gabim i mirënjohur, por kjo na ilustron rëndësinë e klasifikimit të rrobave para se të futen në makinë. Më e rëndësishme është që ti klasifikoni rrobat në të bardha (kryesisht të bardha ose të përhimta), rroba me lara (ngjyra të çelura pastele) në rrobat e errëta (të përhimta të errëta, teget, të kuqërremta, të kafta, të zeza). Nëse këto grupe të rrobave i lani bashkë, do të ruani ngjyrën dhe do të parandaloni që ngjyrat nga e errëta të kalojnë në rroba më të çelëta.
Por nëse dëshironi që rrobat të jenë në gjendje të shkëlqyer, ndiqni etiketën e rrobave, sepse aty janë dhënë të gjitha simbolet që tregojnë se si duhet të lahen dhe të thahen rrobat. Në tabelën më poshtë është dhënë një pasqyrë e shkurtër e atyre simboleve dhe janë rekomanduar ciklet e larjes së rrobave.
Ja çfarë do të thotë secili simbol:
- Larje në rrobalarëse
- Larje në rrobalarëse, hekurosje e përhershme
- Larje në rrobalarëse, e ndjeshme
- Mos e laj
- Larje me dorë
- Mos e shtrydh me rrotullim
- dhe 13. Temperatura e ujit 30 °C ose 80 °F
- dhe 14. Temperatura e ujit 40 °C ose 105 °F
- dhe 15.Temperatura e ujit 50 °C ose 120 °F
- dhe 16. Temperatura e ujit 60 °C ose 140 °F
- dhe 17. Temperatura e ujit 70 °C ose 160 °F
- dhe 18. Temperatura vode 95 °C ose 200 °F
Mos lejoni të futni gjithçka që mundeni në rrobalarëse- stërmbushja zvogëlon efektin e larjes dhe mund të dëmtojë rrobat sepse nuk ka hapësirë të lëvizë lirshëm në daulle. Kjo nuk është e gjitha- mund të dëmtojë pajisjen dhe të gjithë e dimë se të thërrasësh servisin është një mundim shumë më i madh se sa larja e një makine më shumë.
Gjithashtu, nuk është mirë as të fusësh shumë pak rroba në rrobalarëse sepse kështu zvogëlohet efikasiteti i ciklit. Pajisja përdor një sasi të njëjtë të ujit dhe rrymës për larjen e një daulleje të mbushur si dhe për larjen e daulles së mbushur deri në 1/3.
Lexoni këtë udhëzues nëse dëshironi të mësoni sa rroba duhet të vendosni në rrobalarëse, por është rregull e artë është që të mbushet daullja rreth 80% pa i ngushtuar rrobat (kjo vlen vetëm për rrobat nga pambuku i thjeshtë- sasia e rrobave mund të dallojë tek programet speciale, prandaj shikoni udhëzimin për përdorimin e pajisjes).
Kur flasim për futjen e rrobave në rrobalarëse, futni veshjet një nga një ose të paktën bëni kujdes që të mos jenë të ngjitura. Mbyllni zinxhirët, nga të gjitha rrobat hiqni gjësendet siç janë lapsat kimik dhe paratë- jo vetëm për shkak të rrobave por edhe për shkak të rrobalarëses! Është një ide e mirë që përsëri të shikoni etiketat në garderobë, sepse në ato gjenden udhëzime të posaçme, për shembull që duhet të kthehet mbrapsht. Nëse trajtoni njollat para larjes, ndiqni udhëzimet e detergjentit që përdorni.
Përdorni dozën e duhur
Gjithmonë është me rëndësi të klasifikoni rrobat dhe të mbushni rrobalarësen siç duhet, por e gjithë kjo nuk vlenë shumë nëse përdorni tepër shumë ose tepër pak detergjent.
Doza varet nga shumë faktorë- lloji i detergjentit që përdorni, fortësia e ujit, shkalla e ndotjes së rrobave dhe sasisë së rrobave. Shumica e detergjenteve të lëngshme dhe pluhur japin masën për sasistë e vogla, mesatare dhe të mëdha të rrobave në rrobalarëse, kurse kapsulat rekompandojnë kur duhet të futet më shumë se një kapsulë.
Këshilla jonë më e mirë për dozim jane rrobalarëset tona me programin AutoDose. Ato në mënyrë automatike dozojnë detergjentin varësisht nga sasia e rrobave dhe nga programi i përzgjedhur. Kjo është një nga mënyrat më efikase të përdorimit të rrobalarëses, kurse këto rrobalarëse mund të përdoren deri në një muaj pa rimbushje.
Edhe pse mund të duket e komplikuar në shikim të parë, përpiquni të futni këto shprehni në ritmin tuaj të larjes së rrobave dhe rrobalarësja si dhe rrobat do të jenë falënderuese.