Etiketat e energjisë ofrojnë informacione të rëndësishme rreth produktit. Le të shikojmë më për së afërmi çfarë informacionesh gjenden aty dhe çfarë kuptimi kanë.
Çfarë është etiketa e energjisë së BE-së?
Etiketat e energjisë së BE-së janë një sistem i standardizuar i vlerësimit të efikasitetit të energjisë të aprovuar nga Bashkimi Evropian për shumicën e pajisjeve shtëpiake. Etiketa e parë e energjisë u paraqit në pajisje në vitin 1994. Që atëherë, gjithnjë e më shumë kategori të pajisjeve janë inkuadruar në Rregulloren e Energjisë së BE-së dhe etiketat janë përditësuar disa herë.
Qëllimi kryesor i etiketave të energjisë së BE-së është që në mënyrë kolektive të ulin konsumin e energjisë së pajisjeve shtëpiake në Evropë duke bërë këto dy gjëra:
- Duke i dhënë konsumatorëve një krahasim të qartë të kritereve dhe duke iu ndihmuar që të përzgjedhin produkte më efikase për energjinë, dhe
- Duke inkurajuar kompanitë që të investojnë në zhvillimin e produkteve edhe më efikase për energjinë.
Etiketat e energjisë përfshijnë informacione të vlefshme rreth pajisjeve siç është konsumi vjetor i energjisë, niveli i zhurmës ose kapaciteti. Këto etiketa të vogla janë si një përmbledhje e të gjitha gjërave që duhet të merrni parasysh kur kërkoni një tharëse të re.
Çfarë informacionesh përmban etiketa e energjisë së rrobalarëses?
Ja si duket etiketa e energjisë së BE-së për rrobalarëset:
Lexoni të zbuloni çfarë domethënie ka çdo vlerësim dhe numër, në më shumë detaje.
01.
Klasa e energjisë (A+++ deri në D)
Që nga dhjetori 2011, rrobalarëset janë vlerësuar nga A+++ (më efikase) deri në D (më pak efikase). Rrobalarësja A+++ do të jetë më e lirë për tu përdorur dhe më miqësore për mjedisin.
02.
Konsumi vjetor i energjisë (kWh/në vit)
Konsumi vjetor i vlerësuar i energjisë jepet gjithashtu në etiketat e efikasitetit të energjisë rrobalarëseve. Kjo bazohet në 220 cikle të një kombinimi të ngarkesave të plota dhe të pjesshme të pambukut në 40 ° C dhe 60 ° C. Kjo do të thotë që supozimi është se rrobalarësja funksionon të paktën 4 herë në javë.
Shprehitë tuaja individuale të larjes do të ndikojnë shumë në sasinë aktuale të energjisë që përdor rrobalarësja. Megjithatë, shumëzimi i konsumit vjetor të energjisë të një rrobalarëseje me koston e energjisë elektrike për këh në rajonin tuaj do t'ju japë një vlerësim të mirë se sa do të kushtojë për të punuar atë pajisje gjatë gjithë vitit.
03.
Konsumi vjetor i ujit (L/vit)
Ashtu si me konsumin e energjisë, konsumi vjetor i vlerësuar i ujit i dhënë në etiketat e vlerësimit të energjisë të rrobalarëses bazohet në 220 cikle të një kombinimi të ngarkesave të pambukut të plotë dhe të pjesshëm në 40 °C dhe 60 °C. Kjo do të shkojë nga afërsisht 8 000 deri në 12 000 litra në vit.
E njëjta gjë si me konsumin vjetor të energjisë, konsumi vjetor i ujit varet kryesisht nga zakonet tuaja të larjes. Përsëri, shumëzimi i këtij numri me koston e një litri ujë në zonën tuaj do t'ju japë një vlerësim të mirë të kostos vjetore të funksionimit të asaj makine larëse.
04.
Kapaciteti (kg)
Kjo do të thotë çfarë ngarkese mund të bartë rrobalarësja juaj për një cikël standard të larjes së rrobave të pambukut. Kapaciteti ndryshon varësisht nga programi i përzgjedhur.
Ju lutemi shikoni manualin e përdorimit për kapacitetin e saktë të çdo programi. Nëse posedoni një pajisje Beko, mund të shkarkoni manualin e përdorimit të pajisjes tuaj.
05.
Efikasiteti i tharjes me rrotullim (A deri në G)
Ky numër ju tregon sa e suksesshme është rrobalarësja në largimin e lagështisë nga tharja me rrotullim e rrobave. Sa më afër A-së është kjo shkronjë, aq më të thata do të dalin rrobat nga makina.
Kjo gjithashtu do të thotë se më pak kohë rrobat do të jenë në tharëse, duke realizuar kursim në tharje dhe në larje. Shtrydhja më e shpejtë është një mënyrë më efikase e heqjes së lagështisë nga rrobat se sa të mbeten në tharëse.
06.
Nivelet e zhurmës gjatë shtrydhjes (dB)
Etiketa e vlerësimit të energjisë së rrobalarëses do të sigurojë gjithashtu dy nivele zhurme të funksionimit: një cikël larjeje dhe tjetri për ciklin e shtrydhjes.
Këto nivele mund të dallojnë prej 40 dB (bibliotekë e qetë) deri në 80 dB (cingërima e telefonit të shtëpisë). Makinat e nivelit më të lartë kanë tendencë të jenë më të qeta pasi përfshijnë motorë pa furça dhe sisteme anti-dridhje, por sigurisht këto do të jenë pak më të shtrenjta se modelet e tjera.
Pse duhet ti kushtoni rëndësi efikasitetit të energjisë?
Për dy arsye themelore:
1. Për buxhetin tuaj shtëpiak dhe
2. Për mjedisin
Është e vërtetë se rrobalarësja me vlerësime më të larta të energjisë priret të jetë pak më e shtrenjtë, por ato kushtojnë më pak për energjinë. Kjo do të thotë, kalimi në një rrobalarëse me efikasitet energjetik mund të zvogëlojë faturat tuaja të energjisë deri në 50% dhe të shlyeni atë investim fillestar në disa vjet. Në fakt, Komisioni Evropian thotë se kursimet tuaja mund të shtojnë deri në 250 Euro gjatë jetës së pajisjes tuaj.
Mund të mendoni "çfarë ndryshimi do të bëjë vetëm një rrobalarëse?". Epo, është një efekt kumulativ. Efiçenca e energjisë nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se tani ku burimet janë duke u pakësuar dhe efektet e jetës njerëzore në natyrë po rriten gjithnjë.
Nëse e gjithë Evropa do të ndalonte së përdoruri rrobalarëset e tyre të vjetra, një total prej 1.5 TWh (që është 1.500.000.000 kWh!) energji elektrike dhe 100 milion m3 ujë do të kurseheshin deri në vitin 2020.