A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni

3 min. Lexojeni

Si të parandaloni tkurrjen e rrobave gjatë larjes dhe tharjes?

Si të parandaloni tkurrjen e rrobave gjatë larjes dhe tharjes?
Si të parandaloni tkurrjen e rrobave gjatë larjes dhe tharjes?

 

 

Na ka ndodhur të gjithëve. Kemi hedhur pa kujdes një bluzë leshi ose një palë xhinse elastike në rrobalarëse ose tharëse, dhe ato kanë dalë një e treta e madhësisë së tyre origjinale. Sigurisht, ju mund të jeni në gjendje ta shpëtoni artikullin duke e shtrirë atë, por nuk do të jetë kurrë më e njëjta përsëri. Epo, futini këto tregues në rutinën tuaj të lavanderisë, dhe nuk do të prishni më kurrë një triko, bluzë sportive ose bluzë!  

 

 

 

Pse tkurren robat 

 

Rrobat janë të bërbëra nga fijet e zgjatura si pambuku, leshi ose sintetika. Nxehtësia, uji dhe tundja nga lëvizja e daulles të gjitha kanë ndikim për lirimin e tensionit. Prandaj, nëse i ekspozoni të gjitha ato rroba ndaj nxehtësisë së tepërt, të gjitha ato fibra do të relaksohen. Fatkeqësisht, rrobat me numër 8 përnjëherë bëhen numër 2 dhe ju keni mësuar një mësim të shtrenjtë.    

 

 

 

Hapat për parandalimin e tkurrjes  to prevent shrinkage

 

Tkurrja rezulton nga ekspozimi ndaj nxehtësisë dhe lëngjeve, si dhe nga tundimi, që do të thotë mund të ndodhë ose gjatë fazës së larjes ose të tharjes së rutinës së pastrimit të rrobave. Prandaj, kini kujdes ndaj pikave më poshtë për të parandaluar kokëdhimbjen nga shkatërrimi i ndonjë veshjeje tjetër të dashur.   

 

 

Hapi 1: Lexoni etiketat për kujdesin ndaj rrobave  

 

Etiketat e rrobave ju tregojnë gjithçka që duhet të dini rreth mirëmbajtjes së rrobave. Ato ju tregojnë si duhet ti lani, ti thani dhe çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni. I vetmi problem është se ato informacione janë dhënë në formë të simboleve të cilat nuk janë aq të lehta për ti kuptuar. Mund të shikoni udhëzimin tonë të përdorimit për të ju ndihmuar që të kuptoni simbolet, dhe pasi ti kuponi do të jeni në gjendje të kujdeseni për rrobat si një profesionist!   

 

Një ndër treguesit më të rëndësishëm që mund të gjeni në etiketat e kujdesit është temperatura në të cilën mund të lani dhe të thani rrobat. Nëse posaçërisht brengoseni për disa rroba, gjithmonë mund ti lani ato në nxehtësi më të ulët, psh rreth 30 °C. Ndërsa temperatura e ulët nuk do të parandalojë tkurrjen tërësisht, ajo do ta zvogëlojë mundësinë e tkurrjes.   

 

Një gjë tjetër që mund të shihni në etiketën e rrobave është fraza “paratkurrje”. Siç sugjeron edhe vetë etiketa, këto rroba do të jenë tkurrur para se të shiten, prandaj duhet të mbeten në të njëjtën madhësi edhe pas ciklit të larjes dhe të tharjes. 

 

 

 

Hapi 2: Klasifikoni rrobat  

 

hprehia që të klasifikoni rrobat sipas ngjyrës si dhe sipas temperaturës së larjes, do të ndihmojnë të parandaloni tkurrjen. Mos harroni gjithashtu se rrobalarësja dhe tharësja juaj mund të ofrojnë programe për rroba specifike gjithashtu, si cikli i xhinseve. Klasifioni rrobat sipas kësaj, nëse do të përdorni një nga ciklet speficike për këtë. Për më shumë këshilla rreth larjes së rrobave, shikoni udhëzimin se si të ngarkoni rrobalarësen dhe tharësen e rrobave siç duhet.  

 

 

Hapi 3: Përzgjidhni ciklin e duhur

 

Kjo shkon krahë për krahë me përzgjedhjen e e temperaturës së duhur, pasi që cikli i caktuar automatikisht do të cilësojë temperaturën e larjes.

 

Nëse lani rroba të leshta për shembull, përkujdesuni që të përzgjidhni ciklin për larjen e rrobave të leshta, nëse rrobalarësja juaj e ka një opsion të tillë. Jo vetëm që ky cikël do të ulë temperaturën e larjes, por do të zvogëlojë shpejtësinë e shtrydhjes, që rezulton në një larje më të ngadalshme me më pak tkurrje.  

 

Larja me dorë është një opsion tjetër, dhe ndonjëherë ky mund të jetë udhëzimi që jua jep etiketa e kujdesit. Ky opsion gjithsesi është më pak i dëmshëm për larjen e rrobave tuaja, por natyrisht më i rëndë.  

 

 

 

Hapi 4: Veproni me zgjuarsi kur bëhet fjalër për tharjen  

 

Përsëri, përkujdesja ndaj etiketave të kujdesit është kryesore këtu. Nëse etiketa sugejron që veshja nuk është e përshtatshme për tharje në tharëse rrobash, nuk ia vlen të rrezikoni. Megjithkëtë, nëse sugjeron se veshja mund të thahet në tharëse rrobash, përkujdesuni që  të përzgjidhni temperaturën e duhur. Tharja e rrobave që kërkojnë temperaturë të ulët në cilësimin e temperatures së lartë ka shumë gjasa që të tkurret. Megjithkëtë, nëse tharësja juaj e rrobave ofron programe specifike të tharjes, përdorni ato.  

 

 

Rather talk to someone?

Beko