Rrobat e leshta mund të ju mbajnë ngrohtë gjatë muajve të dimrit, por ato kanë një reputacion kur bëhet fjalë për larjen. Nëse e vendosni një gjë gabim, do të përfundoni duke i tkurrur veshjet tuaj në gjysmë të madhësisë origjinale. Megjithkëtë, bëni kujdes, shumë rroba të leshta ose të përziera mund të lahen në rrobalarëse. Prandaj, ndiqni këtë udhëzim dhe do të keni rroba të leshta të pastërta pa u brengosur për rrudhjen e tyre.
Lani rrobat e leshta më rrallë
Rrobat e leshta mund të mirëmbahen më lehtë, prandaj rrobat e leshta nuk kanë nevojë të lahen aq shpesh sa rrobat e tjera. Lani njollat nëse keni nevojë dhe ajrosni rrobat e leshta për ti mbajtur të freskëta më gjatë.
Lexoni etiketën!
Si zakonisht, leximi i etiketës së rrobave është një rregull e artë. Etiketa e kujdesit në shumicën e rrobave të leshta tregon se duhet të lahen me dorë. E po, këtë mund ta heqim me pak kripë siç do të lexoni më vonë- por nëse etiketa e kujdesit thotë se një rrobë duhet të pastrohet vetëm me pastrim të thatë, atëherë mos e lani në rrobalarëse.
Klasifikoni rrobat
Siç është praktikë e mirë për larjen e të gjitha llojeve të rrobave, bëni kujdes që të klasifikoni rrobat me ngjyrë të çelur nga ato me ngjyrë të errët. Gjithashtu, duhet të ktheni rrobat mbrapsht para larjes, pasi që kështu do të duken më mirë.
Lagni rrobat
Lagia e rrobave në ujë të ftohtë para larjes do të zvogëlojë tkurrjen që mund të shkaktohet nga tundimi në rrobalarëse.
Përzgjidhni programin dhe detergjentin e duhur
Ndërsa etiketa e kujdesit për rrobat e leshta shpesh thotë se një artikull duhet të lahet me dorë, shumë rrobalarëse moderne ofrojnë një program të dedikuar për rroba leshi, i cili përdor ujë të ftohtë dhe shpejtësi të ulët rrotullimi për të imituar një larje të butë manuale. Nëse rrobalarësja juaj nuk ka një program specifik për rroba leshi, një cikël për rroba delikate në temperaturë të ulët dhe shpejtësi rrotullimi do të arrijë të njëjtat rezultate.
Është gjithashtu një ide e mirë të investoni në detergjente që përdoren posaçërisht për rroba të leshta, nëse keni shumë rroba të leshta për të larë. Ky detergjent është më i butë dhe do të kujdeset më mirë për rrobat tuaja. Megjithkëtë, nëse lani rrobat e leshta më rrallë, mund të holloni detergjentin tuaj të lëngshëm ose thjesht të shkrini detergjentin pluhur në një sasi të vogël uji para se ta hidhni në sirtarin e detergjentit në rrobalarëse.
Nëse dëshironi t'i mbani veshjet tuaja më të sigurta, mund t'i vendosni në një qese me zinxhir për t'u siguruar që ato të mos kapen ose mbërthehen brenda makinës. Nëse artikujt tuaj kanë zbukurime dekorative si xixa, ose nëse artikulli është veçanërisht i dashur për ju, larja e tyre me dorë me të vërtetë mund të jetë opsioni më i sigurt.
Thajini rrobat siç duhet
Jo të gjitha rrobat e leshta duhet të futen në tharësen e rrobave pasi që nxehtësia do të bëjë që fibrat të tkurren dhe shtrembërohen, dhe e gjithë ajo përpjekje e vënë në larjen e kujdesshme do të shkojë dëm. Gjithashtu shmangni shpejtësitë e larta të rrotullimit në rrobalarëse, veçanërisht në fund të cikleve. Është shumë më mirë të shtrydhni rrobat e leshta me dorë sesa t'i kaloni ato gjatë një cikli agresiv të rrotullimit për të hequr ujin e tepërt.
Shikoni etiketën e rrobave, pasi që aty është specifikuar se si duhet të thahen rrobat- disa duhet të riformohen dhe të thahen në sipërfaqe të rrafshët, ndërsa të tjerat duhet të varen. Nëse nuk dini si të lexoni etiketën e rrobave, ky artikull do të sqarojë të gjitha.
Ja pra. Derisa të bëni kujdes, shumica i rrobave të leshta mund të lahen në rrobalarëse, por nëse dëshironi të jeni të sigurt, mund të lani disa rroba edhe me dorë.