Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si të rregulloni aspiratorin që e ka humbur fuqinë thithëse?

Si të rregulloni aspiratorin që e ka humbur fuqinë thithëse?
Si të rregulloni aspiratorin që e ka humbur fuqinë thithëse?
 
 

Ekzistojnë disa arsye pse aspiratori humb fuqinë thitëse. Shikoni nëse ndonjë nga këshillat në vazhdim mund të ju ndihmojë të zgjidhni problemin.    

 

 

Pastroni filtrin e yndyrës rregullisht  

 

Nëse aspiratori juaj ka lidhje të valvulës, ka shumë të ngjarë të ketë një filtër rrjetë metalike i cili ka nevojë për pastrim herë pas here. Nëse nuk e pastroni filtrin rregullisht, yndyra dhe pluhuri mund ta dëmtojnë atë dhe të depërtojnë në ventilatorin e aspiratorit tuaj dhe në muret e brendshme. Kjo do të kufizojë depërtimin e ajrit.  

 

Për të parë ku është i vendosur filtri dhe si ta hiqni atë, konsultoni manualin për përdorim. Nëse keni vështirësi ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes.    

 

Për pastrimin e filtrit të yndyrës, vendoseni atë në ujë të ngrohtë ose në ujë të vluar me pak sapun për larjen e enëve ose ndonjë mjet tjetër të ngashëm për heqjen e yndyrës. Lëreni të qëndrojë në ujë për ca kohë që të zbutet yndyra. Pastaj pastrojeni me një sfungjer ose me një brushë të butë. Hiqeni dhe pastrojeni filtrin tërësisht një herë në muaj.   

 

Disa filtra të aspiratorit mund të lahen edhe në enëlarëse. Thajeni filtrin mirë para se ta riinstaloni. 

 

 

Ndërrojeni filtrin e karbonit rregullisht (modelet pa valvula) 

 

Nëse aspiratori juaj nuk ka lidhje të valvulës, ka të ngjarë që përdor filtër karboni. Filtrat e karbonit janë të disponueshëm dhe duhet të ndërrohen kohë pas kohe. 

 

Ndiqni instruksionet rreth aspiratorit tuaj në manualin për përdorim se si të hiqni dhe të ndërroni filtrin e karbonit. Nëse keni vështirësi ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.  

 

Rekomandohet që të ndërroni filtrin e karbonit në çdo gjashtë muaj. Nëse përgatitni shumë ushqim ose fërgoni shumë, ndoshta duhet të ndërroni filtrin e karbonit në çdo tre ose katër muaj.  

 

 

 

Kontrolloni ndotjet në brendinë e aspiratorit  

 

Nëse jeni përkujdesur që të pastroni mirë filtrat në aspiratorin tuaj, një gjë tjetër që duhet të kontrolloni është ventilimi i ajrit në aspiratorin tuaj. Nëse aspiratori nuk është pastruar për një kohë të gjatë, pluhuri dhe yndyra mund të jenë futur nëpër filtër dhe kanë depërtuar deri në ventilatorin e aspiratorit. Edhe pse ka pak të ngjarë, ndonjë objekt tjetër i jashtëm mund të jetë futur në aspirator dhe ta pengojë qarkullimin e ajrit brenda pajisjes.  

 

Për tu siguruar që nuk ka ndonjë pengesë të tillë, hiqni të gjitha pjesët që mund të hiqen nga aspiratori dhe kontrolloni brendinë e tij. Derisa e bëni një gjë të tillë, fshini mirë muret e brendshme me një leckë të lagur. Mund të përdorni mjete pastrimi joabrazive ose sapun për larjen e enëve.  

 

Thani mirë muret e brendshme dhe filtrin tërësisht para se ta riinstaloni. 

 

 

Lidhja e valvulës 

 

Qarkullimi i ajrit në aspiratorin tuaj mund të jetë penguar nga objekte të cilat kanë ngecur në lidhjen e valvulës ose në vetë valvulën. Nëse dyshoni se ky mund të jetë problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.  

 

 

 

Kini parasysh problemet teknike 

 

Nëse problemi vazhdon, aspiratori juaj mund të ketë probleme teknike. Nëse dyshoni se ky mund të jetë problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.  

 

 

Rather talk to someone?

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions