Çdo gjë që duhet të dini rreth

Aspiratori

Pyetjet dhe përgjigjet

Nëse aspiratori juaj është i lidhur me një valvulë, nuk ka nevojë për filtër karboni. Aspiratori me valvulë të jashtme përdor një filtër metalik të yndyrës. Nëse keni një aspirator pa valvulë, sigurisht përdor një filtër karboni. 

 

Për të kuptuar me siguri nëse aspiratori juaj përdor një filtër karboni apo jo, konsultoni manualin tuaj të përdorimit. Nëse keni vështirësi që të gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.  

Nëse keni një aspirator pa lidhje të valvulës, me siguri përdor një filtër karboni. Filtrat e karbonit janë të disponueshëm dhe duhet të ndërrohen kohë pas kohe. Rekomandohet që filtrat e karbonit të ndërrohen çdo 6 muaj. Nëse përgatitni shumë ose fërgoni shumë, mund të keni nevojë të ndërroni filtrin e karbonit në çdo 3 ose 4 muaj.

 

Ndiqni instruksionet në manualin tuaj të përdorimit se si të hiqni dhe të ndërroni filtrin e karbonit të aspiratorit tuaj. Nëse keni vështirësi të gjeni manualin e përdorimit, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.

 

Për më shumë këshilla për pastrimin e aspiratorit, shikoni udhëzuesin tonë se si të pastroni aspiratorin dhe filtrat e saj. 

Aspiratori duhet të instalohet në lartësi të caktuar mbi pllakën për zierje. Distanca varet nga shpejtësia e ekstraktimit të aspiratorit tuaj dhe dimensioneve të kuzhinës dhe pllakës për zierje. Distanca e rekomanduar në mes të sipërfaqes së pllakës për zierje dhe pjesës më të ulët të aspiratorit është 50 cm për sobat elektrike dhe 65 cm për pllakat për zierje me gaz dhe pllakat për zierje të cilat përdorin dy burime të energjisë. Nëse aspiratorin e instaloni në lartësi më të madhe, nuk do të mund të nxjerrë yndyrën, avullin dhe tymin nga pllaka për zierje në mënyrë efikase.

 

Për më shumë informacione rreth mënyrës së instalimit të pajisjes konsultoni udhëzimin për përdorim. Nëse nuk mund të gjeni udhëzimin, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të produktit. 

Para ndërrimit të llambave në aspirator përkujdesuni që produkti të jetë i shkyqur nga rryma. Nëse llamba është e ngrohtë, pritni që të ftohet.

 

Për të ndërruar llambën, shtyjeni shtëpizën dhe silleni në drejtim të akrepave të orës. Vendosni llambën e re duke e sillur në drejtim të kundërt të akrepave të orës. 

 

Pozita e llambave dallon varësisht nga modeli. Manuali për përdorim i aspiratorit tuaj do të ju ndihmojë që të gjeni dhe të ndërroni llambat. Nëse keni vështirësi të gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes. Ndërroni llambën e vjetër me llojin e njëjtë të llambës të specifikuar në manual.

Çdo aspirator Beko ka numrin serik unik. Është i vendosur prapa filtrit metalik të yndyrës. 
general-cta-image

Jemi këtu për ju!

Qoftë nëse keni nevojë për këshilla rreth produktit, keni shkuar për të blerë pajisje shtesë ose thjesht dëshironi të jepni komente - ne jemi këtu për ju.

+38338714444 elektro-servis kosova E Hёnё - E Premte 08:30 – 16:30 E Shtunё 09:00 – 15:00 E Dielё pushim

Ju duhet më shumë mbështetje?

Gjeni pyetjet dhe përgjigjet, video udhëzimet, artikujt dhe më shumë.

Beko

Licensee limited to certain jurisdictions