Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

3 min. Lexojeni

Gjashtë këshilla për mirëmbajtjen e pllakës për zierje 

Gjashtë këshilla për mirëmbajtjen e pllakës për zierje
Gjashtë këshilla për mirëmbajtjen e pllakës për zierje

 

 

Aspiratori juaj punon shumë që kuzhina juaj të vijë erë e freskët, prandaj është e drejtë që ti kushtoni pak vëmendje dhe kujdes kohë pas kohe. Këto këshilla për mirëmbajtje do të sigurojnë që aspiratori juaj punon mirë për një kohë sa më të gjatë. 

 

 

 

 

1. Mbajeni filtrin metalik të yndyrës të pastër 

 

Filtri metalik i yndyrës është në vijën e parë të betejës së nxjerrjes. Kjo parandalon sasitë e mëdha të tymit dhe grimcave të yndyrës nga ngjitja në pajisje dhe bllokimi i saj.   

 

Disa filtra të yndyrës janë në një pjesë dhe të tjerat janë të ndara në dy pjesë. Nëse i mbani këto pjesë në rregull aspiratori juaj do të punojë në mënyrë efikase. Kontrolloni manualin e përdorimit por shumica mund të hiqen duke shtypur butonin ose kapësen. Mund ti lani me dorë në ujë të ngrohtë ose ti futni në enëlarëse, nëse jane të sigurta për larje në enëlarëse. Gjithmonë thajini mirë para se ti riinstaloni ato.   

 

 

 

2. Pastroni brendinë e aspiratorit deri sa e keni hequr filtrin e yndyrës  

 

Derisa fitrat e rrjetit janë në ujë ose në enëlarëse, është koha e përsosur që të pastroni brendinë e aspiratorit mirë, pasi që yndyra dhe mbeturinat tjera mund të jenë ngjitur në tërë sipërfaqen e brendshme të aspiratorit. Përdorni një sfungjer dhe një mjet pastrimi joabraziv për të pastruar pjesën e brendshme të aspiratorit. Sigurohuni që të thani mirë muret e brendshme dhe filtrin para se ta riinstaloni atë.  

 

 

 

3. Ndërroni filtrin e karbonit rregullisht 

 

Nëse aspiratori juaj funksionon me ajër qarkullues dhe jo me ekstraktim për të freskuar ajrin në kuzhinë, atëherë ka të ngjarë që përmban filtra të karbonit për të menaxhuar erërat e këqia. Këto filtra duhet të ndërrohen në çdo gjashtë muaj, varësisht nga shprehitë tuaja të gatimit. Nëse bëni shumë fërgim, filtrat duhet të ndërrohen më shpesh.    

 

 

4. Mbani të pastërta kanalet e ekstraktimit 

 

Nëse aspiratori juaj përdor ekstraktim për të freskuar ajrin në kuzhinë, atëherë do të jetë i lidhur në një vrimë në mur ose në dritare me një kanal ekstraktimi. Yndyra dhe ndyrësirat tjera mund të ngjiten në të me kalimin e kohës prandaj duhet të pastrohet të paktën një herë në gjashtë muaj. Megjithkëtë, kjo mund të jetë pakëz e ndërlikuar kështu që më mirë të kontaktoni servisin e autorizuar.  

 

 

 

5. Mbani sipërfaqet e jashtme të aspiratorit të pastra 

 

Yndyrërat, avulli dhe tymi vijnë në kontakt me sipërfaqet e jashtme të aspiratorit tuaj dhe nëse lihen, ato mund të grumbullohen. Ato mund të jenë tepër rezistente, kështu që pastrimi i rregullt i sipërfaqeve të jashtme është mënyra më e mirë për ta mbajtur aspiratorin tuaj në pamje të mirë. Një pastrim javor me një leckë dhe pastrues jo-gërryes duhet të mjaftojnë. 

 

 

6. Përzgjidhni cilësimin e duhur për zierje 

 

Nuk keni nevojë që të aktivizoni aspiratorin të punojë aq sa ka fuqi. Nëse vetëm jeni duke zier diçka në pllakën për zierje, cilësimi më i ulët i shpejtësisë do të mjaftojë për të menaxhuar avullin. Por, nëse jeni duke fërguar diçka, atëherë shpejtësia më e madhe do të sigurojë që e tërë yndyra dhe tymi të dalin në mënyrë efikase.  

 

 

 

Pra, siç e shihni, mirëmbajtja e aspiratorit ka të bëjë shumë me shprehitë e mira të pastrimit. Mbajeni pajisjen të pastër dhe ajo do të vazhdojë të mbajë ajrin në kuzhinën tuaj të pastër.  

 

Rather talk to someone?