Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

3 min. Lexojeni

Si mund të jem i sigurt se aspiratori im është duke punuar siç duhet?

Si mund të jem i sigurt se aspiratori im është duke punuar siç duhet?
Si mund të jem i sigurt se aspiratori im është duke punuar siç duhet?

 

 

Fuqia ventiluese e aspiratorit tuaj varet nga fuqia e nxjerrjes, madhësia e kuzhinës tuaj, vendosja e aspiratorit dhe mirëmbajtja e rregullt. Përzgjedhja e duhur e aspiratorit është hapi i parë për të siguruar ventilimin më të mire në kuzhinën tuaj. Në rendin e dytë është mirëmbajtja e aspiratorit. Shikoni udhëzimin për mirëmbajtjen e aspiratorit për disa praktika të mira të përgjithshme.  

 

 

 

Sigurohuni që fuqia ekstraktuese e aspiratorit të jetë e përshtatshme me madhësinë e kuzhinës tuaj  

 

Aspiratorët e kuzhinës kanë m3 të ndryshme për orë të ekstraktimit të ajrit që në esencë përcakton kapacitetin e tyre. Fuqia e ekstraktimit të aspiratorit tuaj duhet të jetë e përshtatshme për madhësinë e kuzhinës tuaj dhe pllakës së zierjes. Duhet të keni parasysh madhësinë e kuzhinës dhe të pllakës për zierje gjatë blerjes së aspiratorit.   

 

 

 

Sigurohuni që pajisjen ta instaloni në vendin e duhur 

 

Për performancë sa më të mirë, aspiratori juaj duhet të instalohet në lartësi të caktuar mbi pllakën për zierje. Kjo mund të dallojë varësisht nga fuqia ekstraktuese e aspiratorit dhe nga madhësia e kuzhinës dhe pllakës tuaj.  

 

Për shumicën e aspiratorëve rekomandohet të instalohen 65 cm mbi pllakë. Nëse aspiratori juaj është më i lartë se kaq, mund të mos e nxjerrë yndyrën, avullin dhe tymin në mënyrë efektive.   

 

Për më shumë informacione se si të instaloni pajisjen, konsultoni manualin për përdorim. Nëse keni vështirësi që ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke e shënuar modelin e pajisjes tuaj.     

 

 

 

Pastroni filtrin e yndyrës rregullisht 

 

Nëse aspiratori juaj ka lidhje të valvulës, ka shumë të ngjarë të ketë një filtër rrjetë metalike i cili ka nevojë për pastrim herë pas here. Nëse nuk e pastroni filtrin rregullisht, yndyra dhe pluhuri mund ta dëmtojnë atë dhe të depërtojnë në ventilatorin e aspiratorit tuaj dhe në muret e brendshme. Kjo do të kufizojë depërtimin e ajrit.   

 

Për të parë ku është i vendosur filtri dhe si ta hiqni atë, konsultoni manualin për përdorim. Nëse keni vështirësi ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke shënuar numrin e modelit të pajisjes.   

 

Për pastrimin e filtrit të yndyrës, vendoseni atë në ujë të ngrohtë ose në ujë të vluar me pak sapun për larjen e enëve ose ndonjë mjet tjetër të ngjashëm për heqjen e yndyrës. Lëreni të qëndrojë në ujë për ca kohë që të zbutet yndyra. Pastaj pastrojeni me një sfungjer ose me një brushë të butë. Hiqeni dhe pastrojeni filtrin tërësisht një herë në muaj.   

 

Disa filtra të aspiratorit mund të lahen në enëlarëse. Thajeni filtrin mirë para se ta riinstaloni atë.   

 

 

 

Ndërrojeni filtrin e karbonit rregullisht (modelet pa valvula) 

 

Nëse aspiratori juaj nuk ka lidhje të valvulës, ka të ngjarë që të përdor filtër karboni. Filtrat e karbonit janë të disponueshëm dhe duhet të ndërrohen kohë pas kohe.  

 

Ndiqni instruksionet rreth aspiratorit tuaj në manualin për përdorim se si të hiqni dhe të ndërroni filtrin e karbonit. Nëse keni vështirësi ta gjeni manualin, shkarkojeni këtu duke e shënuar numrin e modelit të pajisjes tuaj.  

 

Rekomandohet që të ndërroni filtrin e karbonit në çdo gjashtë muaj. Nëse përgatitni shumë ushqim ose fërgoni shumë, ndoshta duhet të ndërroni filtrin e karbonit në çdo tre ose katër muaj.  

 

 

Kontrolloni ndotjet në brendinë e aspiratorit  

 

Nëse jeni përkujdesur që të pastroni mirë filtrat në aspiratorin tuaj, një gjë tjetër që duhet të kontrolloni është ventilimi i ajrit në aspiratorin tuaj. Nëse aspiratori nuk është pastruar për një kohë të gjatë, pluhuri dhe yndyra mund të jenë futur nëpër filtër dhe të depërtojnë deri në ventilatorin e aspiratorit. Edhe pse ka pak të ngjarë, ndonjë objekt tjetër i jashtëm mund të jetë futur në aspirator dhe ta pengojë qarkullimin e ajrit brenda pajisjes.   

 

Për tu siguruar që nuk ka ndonjë pengesë të tillë, hiqni të gjitha pjesët që mund të hiqen nga aspiratori dhe kontrolloni brendinë e tij. Derisa e bëni një gjë të tillë, fshini mirë muret e brendshme me një leckë të lagur. Mund të përdorni mjete pastrimi joabrazive ose sapun për larjen e enëve.

 

Thani mirë muret e brendshme dhe filtrin tërësisht para se ta riinstaloni.    

 

 

Kontrolloni valvulën nga bllokimi  

 

Qarkullimi juaj i ajrit mund të jetë bllokuar nga objekte që kanë ngecur në  lidhjen e valvulës ose në vetë valvulën. Nëse dyshoni se ky mund të jetë problemi, kontaktoni servisin e autorizuar.  

 

 

 

 

Rather talk to someone?