Ju falemnderit për komentin tuaj
Sapo keni shtuar këtë produkt në listën e dëshirave tuaja.
Sapo keni hequr këtë produkt nga lista e dëshirave tuaja.
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
Nuk mund të shtoni më shumë në listën e dëshirave
A jeni të sigurt se dëshironi të fshini krahasimin tuaj?
Vazhdoni
Mund të krahasoni vetëm produktet nga kategoria e njëjtë.
Sapo keni shtuar një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Sapo keni hequr një artikull për krahasim! Vazhdoni më tej!
Lista juaj e krahasimit është plot!
Keni shtuar vetëm 1 produkt. Ju lutemi shtoni më shumë produkte për krahasim

2 min. Lexojeni

Si të pastroni aspiratorin tuaj të gatimit dhe filtrat e tij?

Si të pastroni aspiratorin tuaj të gatimit dhe filtrat e tij?
Si të pastroni aspiratorin tuaj të gatimit dhe filtrat e tij?

 

 

Aspiratori juaj punon shumë për të eliminuar erërat e pakëndshme të ushqimit dhe e mban kuzhinën tuaj të freskët dhe pa erëra. Nuk është çudi pra që edhe ajo ka nevojë për pak kujdes dhe vëmendje për tu siguruar se është duke punuar mirë. Ky udhëzues ju tregon se çfarë duhet të bëni për ta pastruar aspiratorin tuaj dhe filtrat e saj.   

 

 

 

Pastrimi ose ndërrimi i filtrit(ave) 

 

Le të fillojmë me filtrat. Të gjithë aspiratorët kanë një filtër metalik për yndyrëra që kapin grimcat e yndyrës nga tenxheret duke vluar. Nëse aspiratori juaj funksionon me qarkullim të ajrit në kuzhinë, duhet të ketë gjithashtu edhe një filtër karboni.  

 

Yndyrërat do të grumbullohen në filtrat metalike dhe kjo nuk është vetëm një gjë e shëmtuar për t’u parë por shkakton edhe erëra të këqija. Synoni ta pastroni një herë në çdo 1 ose dy muaj, por nëse bëni shumë fërgime, duhet ta pastroni edhe më shpesh.  

 

Gjatë pastrimit, sigurohuni që aspiratori të jetë i shkëputur nga energjia elektrike, pastaj hiqni filtrat duke liruar kapëset (konsultoni manualin nëse nuk jeni të sigurt se si duhet ta bëni këtë). Aspiratori yt mund të ketë një panel të vetëm filtri ose mund të ketë disa panele, por në pajisje moderne këto panele janë të sigurta për larje në enëlarëse. 

 

Thjesht vendosni në enëlarëse dhe filloni programin normal të larjes. Nëse nuk keni enëlarëse, futni panelet në ujë të vluar me detergjent për të zbutur yndyrën, pastaj pastroni dhe shpëlani.  

 

Nëse aspiratori juaj ka filtra karboni, këto do jenë të vendosura prapa filtrave metalike. Megjithkëtë, këto nuk lahen dhe kanë nevojë të ndërrohen në çdo 3 deri në 6 muaj. Përsëri, nëse nuk jeni të sigurt se si bëhet kjo, shikoni manualin e përdorimit të aspiratorit. 

 

 

 

Pastrimi i brendshëm  

 

Derisa këta filtra janë në enëlarëse ose në ujë, sigurohuni që të mos ketë pengesa në hapësirën e filtrit. Yndyra dhe ndyrësirat mund të depërtojnë nëpër filtër me kalimin e kohës, prandaj përdorni një sfungjer dhe mjet pastrimi joabraziv për pastrimin e brendshëm të sipërfaqes së aspiratorit.  

 

Pas pastrimit dhe tharjes së filtrave, mund t’i ktheni në vend përsëri.  

 

 

Pastrimi i jashtëm  

 

Sa i përket aspiratorit, ka nevojë të fshihet pas çdo përdorimi. Mënyra më e mirë për fshirje është thjesht një sfungjer i butë me detergjent joabraziv për mirëmbajtjen e aspiratorit anash dhe  në anën e poshtme.  

 

Shumica e aspiratorëve kanë një fund të çelikut të pandryshkshëm, prandaj bëni kujdes që të mos e dëmtoni fundin me sfungjerë abrazivë të mjeteve për pastrim. Në fund, përdorni një leckë të thatë që të fshini sipërfaqen përsëri për të parandaluar njollat e ujit.  

 

Mund të mos jetë puna më e mirë në botë por kujdesi ndaj aspiratorit tuaj do të thotë se mund të bëjë punën më të mirë të mundshme sa i përket mbajtjes së ajrit të freskët në kuzhinën tuaj.  

 

 

 

 

Rather talk to someone?