Gjëja e parë që duhet të keni parasysh gjatë blerjes së rrobalarëses është kapaciteti i daulles. Kur të kalojë emocioni rreth blerjes së pajisjes së re shtëpiake, larja e rrobave bëhet rutinë e cila përbëhet nga futja e rrobave në rrobalarëse kur është e mbushur shporta e rrobave, përzgjedhja e programit për pambuk dhe fillimi i programit.
Për rezultat më të mirë të larjes duhet të dini sa duhet të mbushet rrobalarësja. Kjo nuk do të thotë se duhet të matni rrobat para çdo larjeje, por sasia e rrobave në rrobalarëse në masë të madhe ndikon në rezultatin e matjes.
Kur e stërmbushni rrobalarësen, zvogëlohet rezultati i pastrimit dhe rritet shpenzimi i energjisë elektrike, ndërsa sasia e pamjaftueshme e rrobave paraqet mënyrë shumë joefikase të përdorimit të pajisjes.
Bëni kujdes për madhësinë e daulles
Kapacitetet e daulleve (të shprehura në kg) janë një tregues i dobishëm i sasisë së rrobave që mund të futen në rrobalarëse, kurse kjo detyrë është mjaft kërkuese edhe vetvetiu, pa përdorimin e peshores! Tabela në vazhdim përnban informacione themelore rreth sasisë së rrobave që mund të futen në rrobalarëse me kapacitete të ndryshme kur është përzgjedhur programi standard për pambuk.
Daullja prej 6 kg
5x peshqirë të vegjël
6x maica
2x palë xhinse/pantollona
10x palë veshje të brendshme/palë çorape
2x çarçafë
2x këllëf jastëkësh
ose
1 këllëf jorgani
Daullja prej 7 kg
5x peshqirë të vegjël
10x maica
4x palë xhinse/pantollona
20x palë veshje të brendshme/palë çorape
2x çarçafë
2x këllëf jastëkësh
ose
1 jorgan dopio
Daullja prej 9 kg
6x peshqirë të vegjël
12x maica
5x palë xhinse/pantollona
22x palë veshje të brendshme/palë çorape
2x çarçafë
2x këllëf jastëkësh
ose
Jorgan i mesëm për krevatin më të madh francez
Daullja prej 12 kg
8x peshqirë të vegjël
15x maica
5x palë xhinse/pantollona
30x copë të veshjeve të brendshme/palë çorape
2x çarçafë
2x këllëf jastëkësh
ose
Jorgan i rëndë për krevatin më të madh francez
Natyrisht, bëhet fjalë vetëm për udhëzim, prandaj bëni kujdes gjatë kombinimit të rrobave nga lista paraprake. Rregulla e artë vlen që kur e përzgjidhni programin standard për pambuk, duhet ta mbushni rreth 80% të daulles kështu që rrobat të mos tkurren.
Nuk janë të gjitha pëlhurat e njëjta
Nëse përdorni programe për pëlhura të caktuara, si programet për rroba të ndjeshme ose rroba për aktivitete në ambient të hapur, sasia optimale e rrobave nuk do të jetë e njëjtë. Këshilla më e mirë që mund të jua japim, është që të vini re në udhëzimin për përdorimin e rrobalarëses cila sasi e rrobave mund të futet kur përzgjidhet programi i tillë.
Nëse posedoni një pajisje Beko, manualin e përdorimit mund ta shkarkoni në bazë të numrit të produktit. Edhe një gjë. Mos futni në rrobalarëse rroba të lagura që rrjedhin ujë. Rrobat e lagura janë më të rënda, prandaj nuk do të mund të bazoheni në vlerësimet e dhëna.
Ky nuk është ndonjë vlerësim preciz por udhëzimet e dhëna janë një pikë e mirë orientuese kur bëhet fjalë për programin standard për pambuk.