Shumica e rrobalarëseve moderne përdorin ujin e ftohtë nga tubi, që do të thotë se e ngrohin ujin vetë. Siç edhe është e logjikshme, me larjen e rrobave në temperatura të ulëta kursehet energjia dhe ulen faturat e rrymës. Por, llojet e ndryshme të rrobave kërkojnë temperatura të ndryshme për të larë rrobat mirë.
Shikoni etiketën e rrobave për të mësuar si duhet të lahet
Temperaturat e larjes që përzgjidhni direkt ndikojnë në kohëzgjatjen e përdorimit të rrobave. Mënyra më e mirë që të përcaktoni temperaturën e larjes është që të shikoni etiketën e rrobave. Nga etiketa do të mësoni sa duhet të jetë temperatura maksimale e rrobave. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta lani në temperatura edhe më të ulëta.
Rrobat e ndjeshme, të ngjyrosura dhe më pak të ndotura lani në temperaturë më të ulët
Temperaturat më të ulëta jane të përshtatshme për rrobat e ndjeshme të leshta, të mëndafshta dhe dantelet, materialet e ndritshme dhe të ngjyrosura, xhinset dhe garderoba e më pak e ndotur. Këto përlhura mund të tkurren, zbehen ose të lëshojnë ngjyrën nëse lahen në temperatura më të larta.
Në temperatura të larta lani rrobat shumë të ndotura dhe ato të cilat kanë nevojë për pastrim më të thellë.
Veshjet e brendshme, çarçafët, mbulesat e tavolinës, peshqirët dhe rrobat shumë të ndotura duhet të lahen në temperatura të larta, që rezultati i larjes të jetë i mirë. Uji i nxehtë pastron edhe daullen dhe tubin e zbrazjes së rrobalarëses. është një praktikë e mirë që kohë pas kohe të lëshoni programin në temperaturë të lartë që në rrobalarëse të mos grumbullohen ndyrësirat.
Në temperaturë të lartë lani veshjet shumë të ndotura dhe ato që kanë nevojë për pastrim më të thellë
Veshjet e brendshme, çarçafët, mbulesat e tavolinës, peshqirët dhe rrobat shumë të ndotura duhet të lahen në temperatura të larta, që rezultati i larjes të jetë i mirë. Uji i nxehtë pastron edhe daullen dhe tubin e zbrazjes së rrobalarëses. është një praktikë e mirë që kohë pas kohe të lëshoni programin në temperaturë të lartë që në rrobalarëse të mos grumbullohen ndyrësirat.
Më shumë këshilla për larjen e rrobave kërkoni në udhëzimin tonë për përzgjedhjen e programit të larjes.