Është e vërtetë! Mund të lani (disa) patika në rrobalarëse. Pasi që zakonisht janë të bëra nga materialet sintetike, patikat mund të lahen shumë mirë në rrobalarëse, dhe nëse lahen siç duhet, mund të duken si të reja. Ky udhëzues i vogël do të ju ndihmojë që patikat tuaja të duken në formë të shkëlqyeshme përsëri.
Kontrolloni etiketën e kujdesit
Siç e përmendim herë pas here, rregulli i artë për të trajtuar çdo lloj rrobash siç duhet, është që të kontrollosh etiketën e energjisë së pari. Etiketat e energjisë mund të mos japin informacionet të detajuara rreth temperaturës ose rreth ciklit të larjes, por ato duhet të tregojnë nëse këpucët munden ose nuk mund të lahen në rrobalarëse. Nëse një palë të mbathjeve nuk rekomandohet të lahen në rrobalarëse, gjithmonë mund ti lani ato me dorë.
Përgatitja e patikave për larje në rrobalarëse
Së pari, hiqni lidhëset e patikave, pastaj pastroni ndonjë mbeturinë balte ose ndyrësire. Ideale do të ishte të vendosni lidhëset dhe patikat në një rrjetë. Kjo do të parandalojë që patikat. Kjo do të parandalojë që patikat të ngatërrohen në daulle, posaçërisht në gomën rreth vulës së derës. Pasi që ti futni në daulle, është një ide e mirë të shtoni edhe ca peshqirë, pasi që kjo do të parandalojë patikat të godasin nëpër daulle. Në fund, është mirë të lani patikat në temperature 30 oC për të parandaluar tkurrjen ose prishjen e formës dhe përkujdesuni që të përdorni detergjent kualitativ për ruajtjen e ngjyrave.
Çfarëdo që të bëni, mos i thani në tharëse rrobash
Mund të jetë joshëse të futni patikat tuaja në tharëse pasi t'i keni larë, por kjo është një mënyrë e sigurt për t'i shkatërruar ato. Koka e tharëses do të shtrembërojë formën e patikave dhe mund të shkaktojë plasjen dhe deformimin e tabanit të gomës. Ose lërini jashtë në diell që të thahen në ajër, ose nën një radiator nëse moti nuk është i mirë.
Përderisa jeni të kujdesshëm dhe ndiqni këshillat nga etiketa e patikave, patikat tuaja do të duken si të reja.